INVESTIGIME

Nga humori në korrupsion/ Komedia e hidhur e Erion Isait (Ja tenderat që fundosën kryebashkiakun)

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 17:33

Nga humori në korrupsion/ Komedia e hidhur e Erion Isait (Ja tenderat

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilave: “Shkelje të barazisë në tendera”, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë”, si edhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Por cilat janë tenderat që i kushtuan postin Erion Isait?

Piranjat.al i sjell në këtë investigim të plotë.

Në korrik 2019, Erion Isai është bërë kryetar bashkie në Kolonjë, ndërsa vetëm 4 muaj më pas ka përveshur mëngët në tendera publikë. Më datë 7.11.2019 është hapur tenderi me objekt “Rehabilitim dhe mirëmbajtje kanalesh ujitëse e kulluese në Bashkinë Ersekë, viti 2019”. Ky tender ka pasur vlerën 10 milionë lekë dhe është identifikuar me flamur të kuq për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi në të ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve “Rehovari shpk – Krons Konstruksion shpk”.

Më tej, në vitin 2023, Erion Isai hapi një tjetër tender tashmë rutinë me objekt: “Rikonstruksion i digës së rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, viti 2023” me vlerë 192 milionë lekë.

Nga humori në korrupsion/ Komedia e hidhur e Erion Isait (Ja tenderat

Në këtë procedurë është skualifikuar operatori ekonomik Zeqillari shpk, ndërsa fitues ka rezultuar bashkimi i operatorëve Rehovari shpk & B93 II shpk.

Projekti parashikonte rikonstruksionin dhe punime të ndryshme për riparimin e digës së rezervuarit të Gjonçit, duke përfshirë: prerje bimësh, rrafshim skarpate, riparim kalldrëmi, punime në kurorën e digës si ndërtimi i parapetit B/a, shtresë çakëlli, shtresë stabilizanti, punime për riparimin e ujëlëshuesit, punime për riparimin e shkarkuesit katastrofik dhe ndërtimin e një ure 4 m mbi të.

Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të BOE datë 19.10.2023, operatorët ekonomikë ranë dakord të realizojnë bashkim të përkohshëm të shoqërive, ku shoqëria Rehovari shpk do të kryente 18.63 % të punimeve, ndërsa B93 II shpk do të kryente 81.37 % të volumit.

Nga humori në korrupsion/ Komedia e hidhur e Erion Isait (Ja tenderat

Kryebashkiaku parapaguan ende pa filluar puna

Bashkia e kishte shlyer kompaninë "Rehovari" për një punë të pa kryer dhe asnjë lopat të hedhur. Kjo situatë çoi në përfitimin e padrejtë të fondeve të buxhetit të shtetit në vlerën 21,058,924 lekë me TVSH, e cila përbën dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit. Pra pas 4 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me Bashkinë, nuk ishte realizuar asnjë zë pune dhe nuk ishte ngritur as kantieri i punimeve. Kryetari i Bashkisë Ersekë vetëm kishte paguar por nuk kishte marr asnjë masë  për faktin që puna ende nuk kishte filluar.

Krybashkiaku, në këtë procedurë rezultoi inekzistent, pasi nuk dispononte asnjë dokument në lidhje me njoftimin për fillimin e punimeve në objekt.

Problemet në tender nuk përfunduan këtu, pasi edhe kërkesa për likuidim nga subjektet ishte me gabime të theksuara dhe të paargumentuara, si: numri i kontratës së punimeve, i cili nuk përputhej me numrin e kontratës përkatëse, si dhe vendosja e një emri tjetër kontraktori për kontratën e fituar. Konkretisht, ishte vendosur gabimisht emri i kontraktorit BOE “Z.” shpk dhe “K.” shpk, të cilët kishin fituar një tjetër procedurë në Bashkinë Ersekë.

Vlera e kësaj pune ishte e pamundur të realizohej në masën 96 % të kontratës, çka dëshmon për një fiktivitet pagesash dhe favorizim të drejtpërdrejtë të kontraktorit të punimeve.

Përfituesit e milionave lekëve të shpërdoruara nga xhepat e taksapaguesve

Kompania “Rehovari” sh.p.k. ka pasur si aksioner dhe administrator Spiro Zoto, me origjinë nga Erseka. Zoto mbajti këto dy pozicione deri në vitin 2023. Pas këtij viti, rezulton se aksioner dhe administrator i kompanisë është bërë Euljon Kasko. Ky i fundit ishte kryeplaku i Starjes. Pra në shkelje të ligjit qarkulloheshin para. Kalimi i aksioneve u krye vetëm pak ditë para se tenderi i rikonstruksionit të digës të finalizohej.

Kompania u themelua më 1 mars 2017, dhe deri në vitin 2020 ka qarkulluar shuma të vogla likuiditeti, më pas papritur zhvillimi i saj pësoj rritje galopante, duke zgjeruar edhe qëllimin e kësaj veprimtarie. Objekti i aktivitetit të saj përfshinte: ushtrimin e aktivitetit privat në fushën e ndërtimeve publike, civile dhe ekonomike të çdo lloji; ndërtimin e godinave shumëkatëshe; zonave rezidenciale, vilave dhe ndërtimeve të tjera; veprave të ujitjes dhe kullimit; ujësjellësve dhe kanalizimeve; rikonstruksioneve të çdo lloji në fushën e ndërtimit, përfshirë edhe rikonstruksionet e zonave historike dhe objekteve të trashëgimisë kulturore; si dhe ndërtime me punime guri. Në hetimet e SPAK nuk përfundoi vetëm komediani Isai, por edhe përfituesi i tenderave Spiro Zoto dhe aksioneri i ri Euljon Kasko. Ishte kallëzimi i avokat Esmerald Xhafa që vendosi në lëvizje SPAK./piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë