INVESTIGIME

Një krem për të fshehur plagët/ Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar- Historia e frikshme e Aldës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 22:35

Një krem për të fshehur plagët/  Nga dashuria në ferrin

Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi kishte mbyllur një martesë të dështuar, është njohur me Enin dhe ka vendosur të krijojë një lidhje të re. Partneri, një 35-vjeçar nga Shkodra dhe baba i një vajze, njëlloj si ajo, në fillim shfaqet i ngrohtë dhe shumë i kujdesshëm, duke dhënë imazhin e të dashurit model. Një raport në distancë, që për shumë çifte është një provë e vërtetë për të kuptuar nëse lidhja është ajo e duhura apo jo, por për 30-vjeçaren duket se ishte vetëm nisja e një makthi.

Alda pranon çdo gjë për hir të dashurisë, duke u kthyer në një kukull të kontrolluar në distancë nga dikush që jeton 2.500 km larg. Por pasi sheh që partneri po kapërcen çdo limit, më në fund vendos të rebelohet.

Këto biseda bëhen të përditshme dhe vajza, ndoshta edhe nga insistimi i vazhdueshëm i Enit, vendos ta takojë.Por për shkak të mungesës së një vize për në Angli, destinacioni është një tjetër shtet. Pas këtij takimi dhe qëndrimi disa ditor në Spanjë, që sipas vajzës ishte tepër i sforcuar, 35-vjeçari vendos të kthehet bashkë me partneren — ndoshta me idenë se, nëse do të ndahej edhe njëherë nga ajo, do ta humbiste përfundimisht.

Këtu, makthi i përjetuar nëpërmjet telefonit kthehet në një realitet të prekshëm. Pas një debati të fortë në makinë, Eni nis të dhunojë të renë. Në realitet, çmenduria sapo kishte nisur, sepse pasi e kishte goditur duke e lënë në gjendje të fikti, ai vendos ta mbajë të izoluar nga frika se Alda do të fliste me dikë.

Duke parë që gjendja fizike e vajzës nuk është aspak e mirë, për më tepër që shenjat e dhunës janë të dukshme në fytyrë, ai bën një veprim që na vë në dyshim se kjo sjellje me partneret është diçka e njohur për të:

(“Shkoi më bleu një krem pudër, tha ‘dua kremin më të mirë’, me syze.”)

Pas kësaj ngjarjeje që la shenja jo vetëm fizike, por edhe në shpirtin e vrarë të saj, Alda kërkon të nisë një kapitull të ri në jetën e saj, larg problemeve që i kishte shkaktuar ky person, por jo për shumë kohë, pasi Eni arrin të gjejë forma e mënyra për ta takuar vajzën. Në fakt, edhe kësaj radhe 30-vjeçarja vendos zemrën përpara arsyes, duke iu rikthyer një lidhjeje nga e cila kishte marrë vetëm ngarkesa të forta emocionale dhe psikologjike.

Por gjatë kësaj periudhe afrimi ndodhin sërish gjëra të paimagjinueshme, që e bindin përfundimisht vajzën se ky person ka probleme serioze, të cilat i demonstron në mënyrën më të frikshme. Në kushtet kur ndjehet vërtet e tmerruar nga këto shpërthime, Alda vendos të largohet për pak ditë nga banesa, por kur kthehet, përballet me një tjetër të papritur: Eni kishte vjedhur sendet personale. Edhe pse me urdhër mbrojtjeje, vajza nuk ndjehet e sigurt, ndaj vendos të lërë pas gjithçka për t’u zhvendosur drejt Italisë.

Kjo është pjesa e parë e kësaj historie — e nisur me kontrolle në distancë dhe e vazhduar me dhunë, presione, shantazhe e kërcënime për vajzën dhe familjarët e saj. Sepse në vijim, ky 35-vjeçar që duket se nuk njeh asnjë limit ndaj ish-partneres, nis një seri shantazhesh, kësaj radhe në rrjetet sociale.

(“Ky, më datën 17 shtator, me pasaportën time të vjedhur, ka blerë numrin në Shkodër.”)

Se si ka arritur që me pasaportën e dikujt tjetër të blinte një numër telefoni të regjistruar në emrin e saj, do ta shpjegojmë pak më vonë, sepse në këtë histori është implikuar edhe një person tjetër. Por mes gjithë kësaj stuhie, ai bën një veprim që ndodh rëndom në shoqërinë tonë pas krisjes së një marrëdhënieje:
vendos të hapë rrjete sociale me fotot intime të vajzës, duke pasur qëllim të vetëm denigrimin e saj.

Por ligësia e ish-partnerit nuk është mbyllur ende.

Sepse me qëllimin për ta terrorizuar Aldën dhe familjen e saj, ai shpik diçka tjetër: bëhet polic për një ditë. Me gjithë këto detaje që vajza na ka ofruar, situata është vërtet jashtë kontrollit, por edhe e vështirë për t’u menaxhuar. Për më tepër që 35-vjeçari është një person tepër i kujdesshëm, që arrin të fshijë çdo gjurmë, duke mohuar me forcë të ketë lidhje me denigrimin e ish-partneres. Por në një moment të vetëm, ai bën një gabim fatal: teksa në një videochat me ish-partneren, i tregon asaj foton intime që sapo ka publikuar.

Më në fund, krahas dëshmive të detajuara të vajzës dhe fakteve për përdorimin e numrave të telefonit që i ka blerë dhe regjistruar në rrethana tepër të dyshimta në emër të saj, kemi edhe autorin e shpërndarjes së videove denigruese në rrjetet sociale. Prandaj ka ardhur momenti që, së bashku me 30-vjeçaren, të bashkojmë forcat me policinë për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij makthi.

Por edhe në këtë pikë ku jemi, gjërat nuk janë aq të thjeshta, sepse befas Eni bëhet thuajse i pakapshëm. Lëviz mes Shkodrës dhe Tiranës, pa na lënë kohë që ta gjurmojmë, edhe pse jemi në bashkëpunim të ngushtë me policitë e dy qyteteve. Ndërkohë, përpjekjet tona për t’u përballur me të riun shantazhues ende nuk po marrin drejtimin e duhur. Ai jo vetëm që nuk ka dalë në takim, ashtu siç shpresonim, por madje ka mbyllur çdo kontakt me vajzën — duke na e shtuar së tepërmi vështirësinë për ta gjetur.

Por pak ditë më vonë, ndërsa në bashkëpunim me policinë e Shkodrës po kërkojmë të mësojmë se ku ndodhet, si një dhuratë nga qielli, na bie në dorë ky dokument i Prokurorisë së Lezhës, në të cilin bëhet e ditur që Eni Halili është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Ndaj vendosim që ta presim jashtë për të komunikuar me të.

Ndërsa ne sapo kemi nisur të flasim me 35-vjeçarin, ish-partnerja nuk përmbahet dhe, tepër e acaruar, ndërhyn në bisedë. Gjatë gjithë bisedës, i riu mohon kategorikisht të ketë lidhje me situatën dramatike që i është shkaktuar ish-partneres së tij — dhe këtë e bën me një ftohtësi të habitshme. Në kushtet kur Eni nuk na jep asnjë përgjigje të sinqertë për problemet që i ka shkaktuar vajzës, mendojmë që gjëja më e mirë është të ndalojmë aty, për t’ia lënë në dorë organeve ligjzbatuese.

Por nuk kemi mbaruar këtu.

Në Shkodër na pret edhe një tjetër personazh që, me dashje ose jo, i ka shkaktuar netë pa gjumë 30-vjeçares. Bëhet fjalë për punonjësen e një kompanie të telefonisë celulare, e cila, e shtyrë nga Eni, i ka dhënë këtij të fundit karta telefoni të regjistruara në emër të Aldës — kuptohet, pa dijeninë e saj. Edhe pse e zënë ngushtë, vajza nuk pranon të ketë qenë bashkëpunëtore me 35-vjeçarin. E vërtetë ose jo kjo çfarë dëgjuam, i mbetet ta sqarojnë autoritetet, të cilat kanë nisur hetimin edhe për këtë 20-vjeçare, e cila akuzohet për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve.

Ndërkohë, ndaj 35-vjeçarit Eni Halili rëndojnë akuzat për dhunë në familje, veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, falsifikim dhe mashtrim./piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë