INVESTIGIME

Skema e “ortakut” fantazmë – makina, apartamente dhe 38 mijë euro që s’u panë më

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 21:36

Skema e “ortakut” fantazmë – makina, apartamente dhe 38

Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe personash, ose individë të aftë për të bindur viktimën e radhës, arrijnë të zhvasin mijëra euro nëpërmjet skemave të investimeve fiktive, që në fund rezultojnë të rreme. Kësaj here do të flasim për një formë më të thjeshtë, por tepër të lashtë të mashtrimit — atë të thyerjes së mirëbesimit, ku viktimë është Mevlan Amidi, një 32-vjeçar nga Gjilani, ndërsa “truri” i gjithçkaje është Klevi Alkollari, një i ri nga Korça.

Njohja e të dyve ndodhi në Zyrih të Zvicrës dhe më pas u kthye në një raport biznesi, ku Klevi i propozoi Mevlanit të blinin makina në Zvicër dhe t’i shisnin më shtrenjtë në Shqipëri. Paratë e investuara në biznes do të ndaheshin 50/50, po ashtu edhe fitimi. Në shitjen e parë, 32-vjeçari kosovar pranon se ka fituar para, edhe në të dytën — ndërsa për tre makina të tjera nuk ka fituar asgjë, duke humbur 15 mijë euro të investuara.

Lidhur me këtë skemë mashtrimi janë dëshmitarë edhe disa shokë të Mevlanit, të cilët kanë qenë prezentë në situata të ndryshme, madje kanë shërbyer edhe si persona që kanë bërë dërgesa parash në adresë të Klevit. Por 2-3 mijë euro nuk ishin asgjë për të riun nga Korça. Ai krijon një tjetër skemë mashtrimi, këtë herë me shifra më të mëdha. Klevi i garanton Mevlanit se paratë e tij ndodheshin në Shqipëri dhe se mund të zgjidhte t’i merrte, ose të investonte edhe 23 mijë euro të tjera, për të blerë një apartament në zonën e “Kodrës së Diellit” dhe më pas ta shisnin më shtrenjtë.

Këto 23 mijë euro Klevi Alkollari i ka marrë në dorë në Kosovë nga disa familjarë të Mevlanit dhe, në mirëbesim e sipër, nuk është bërë asnjë kontratë noteriale. Në lojë ishin 38 mijë euro të investuara nga Mevlani, i cili priste të merrte 70 mijë euro, gjysmën e shumës që do të vinte nga shitja e apartamentit. Por gjithçka ishte imagjinare — apartamenti nuk ekzistonte, ndërsa kontrata noteriale ishte false, e përpiluar nga vetë Klevi.

Kjo gjë u vërtetua edhe te noterja, firmat dhe vulat e së cilës ishin përdorur në dokumentin e falsifikuar.

Pasi kuptoi se kishte rënë pre e një mashtrimi, 32-vjeçari kosovar tentoi ta kontaktonte Klevin, por ky i fundit nisi sërish të përdorë skema mashtrimi për t’u zhdukur, duke i premtuar se do t’ia kthente paratë, ndërkohë që i paraqiste dokumente false. Edhe këto dokumente rezultuan joreale, gjë që u vërtetua në bankën përkatëse.

Ajo që bie në sy është fakti se Mevlani nuk është viktima e vetme e Klevit, por edhe një djalë tjetër nga Kosova, i quajtur Flamur. Për t’i shlyer një borxh prej 5.000 euro këtij të fundit, Klevi përdori paratë e Mevlanit, duke e çuar shifrën e borxhit ndaj tij në 45 mijë euro.

Kur u përball me gazetarin Freard Rista, 26-vjeçari korçar mohoi gjithçka — madje edhe veten e tij, duke deklaruar se nuk ishte ai personi që kërkohej. Më pas, i zënë ngushtë, pranoi borxhin ndaj Mevlanit, por deklaroi se gjithçka ia kishte shlyer.
Klevi pretendoi t’i paraqiste “Piranjave” disa fatura transferte, të cilat i përkisnin kohës kur biznesi mes dy ish-shokëve funksiononte mirë.

Por kur kuptoi që kjo ishte një lëvizje e kotë, ai ndryshoi sërish skemë: kontaktoi me Mevlanin duke e garantuar se do t’ia shlyente borxhin. Menjëherë pas telefonatës, i dërgoi 2.000 franga dhe më pas 872 të tjera, ndërkohë që pranë noterit firmosën një deklaratë për njohjen e borxhit total prej 42 mijë frangash. Lidhur me zotërinë e përmendur më sipër, me emrin Flamur, sipas Klevit, ai ka tentuar ta mashtrojë këtë të fundit, duke i kërkuar 5.000 euro për të detyruar emisionin të tërhiqej nga investigimi.

Por edhe kjo skemë mashtrimi u zbulua shpejt./piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë