INVESTIGIME

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura/ 14-vjeçare me drogë dhe pr*stitucion, biseda tronditëse si funksiononte grupi

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 22:28
Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura/ 14-vjeçare

Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me një mision të pamundur. Duan të rikthejnë në shtëpi fëmijët e tyre, të cilët largohen për jave të tëra pa asnjë adresë. Bëhet fjalë për minorenë të moshës 14 dhe 17 vjeç me sjellje aspak normale për moshën që kanë, me një gjuhë sfiduese dhe shpesh kërcënuese ndaj prindërve.

Nënat tregojnë se për javë të tëra, çdo tentativë për t’i rikthyer fëmijët në shtëpi shoqërohej me debate, ofendime dhe shkëputje totale komunikimi. Vajzat u bënë të pasjellshme dhe nuk pyesnin më për njeri. Madje, dhe kur pas ndërhyrjes sonë, policia përpiqet t’i kthejë në shtëpi, ata nuk stepen aspak, madje rebelohen edhe ndaj tyre.

Duke parë se vajzat janë tërësisht jashtë kontrollit, nisur dhe nga sjelljet e çuditshme që kanë vënë re, nënat kanë nisur të dyshojnë për më të keqen e mundshme. Sipas tyre vajzat mund të jenë abuzuar dhe seksualisht. Kështu që ne vihemi në lëvizje dhe monitorojmë çdo lëvizje të vajzave.

Fillimisht i lokalizojmë dhe më pas vihemi në ndjekje.

Ato ndodheshin në një lokal, ndërkohë që kanë ditë pa u kthyer në shtëpi.

Ku jetonin?

Kishin marrë një shtëpi me qira, me idenë se do u krijonte pavarësi të plotë dhe do të ishin të lirë nga jeta familjare dhe do të bënin çfarë të donin. Pamjet brenda asaj shtëpie janë të rënda, hashash, pije

Ndërsa jemi në vëzhgim të situatës, një të dielë në drekë, marrim një telefonatë nga njëra prej nënave, e cila na thotë se vajza po kthehet në shtëpi. Në këto kushte, nisemi me urgjencë drejt Durrësit. Me shpresën se duke ndjekur njërën prej vajzave, mjaft aktive në shoqërinë e saj, do të identifikonim lokacionin ku ndodhej dhe pjesa tjetër e minorenëve. Vihemi në ndjekje.

Por ndërsa nënat ndjekin taksinë ku është 14 vjeçarja, diçka shkon keq dhe adoleshentja e kupton që dikush i është vënë pas. Prandaj për të mos dekonspiruar bazën në të cilën mblidhet me bashkëmoshatarët e saj, vendos të dalë zbuluar dhe pranon të flasë me ne, në prezencën e nënës.

Është vetëm 14 vjeçare, dhe dy javë larg familjes së saj, i duken gjëja më normale.

Ndërkohë që ne flisnim me vajzën, nëna e saj ka marrë telefonin dhe ka arritur të hapë bisedat në WhatsApp dhe aty për herë të parë mësojmë të vërtetën tronditëse.

Ky grup vajzash 14-15-dhe 17 vjeçe, ushtrojnë çdo ditë prostitucion, madje duke rekrutuar edhe minorene të tjera jashtë grupit të tyre. Në fakt kjo ishte frika më e madhe e nënave të përfshira.

Ndaj duke e ditur se një ditë më parë prindërit i ishin drejtuar komisariatit të policisë Durrës për të kallëzuar largimin e fëmijëve nga shtëpia pa adresë, dhe duke parë se në çfarë situatash ishin përfshirë ky grup adoleshentesh, kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

14 vjeçarja u shoqërua nga uniformat blu të qytetit për t’ju nënshtruar disa protokollevetë tjera në lidhje me sigurinë për jetën e saj.

Ndërkohë që ajo që zbuluam nga mesazhet e shkëmbyera mes këtyre adoleshtëve ishin tronditëse. Takime, prostitucion dhe abuzime.

14-vjeçare e kthyer në tutore dhe "biznes’’ me prostitucion.

Dy vajzat, njëra 14 dhe tjetra pak më shumë se 16 vjeçe diskutojnë krejt normalisht se si ta shfrytëzojnë për prostitucion shoqen e tyre, edhe ajo 14 vjeçe.

Biseda me klientë të moshave të ndryshëm dhe të vërteta tronditëse, se si burra që kishin dhe moshën e babait të vajzeve, duan të takohen me vajza të mitura, ndërsa këto të fundit tashmë ishin në një rrugë që dukej pa kthim në kurthin e prostirtucionit./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë