INVESTIGIME

Seanca në kafene, diagnoza në rrjete sociale – ‘psikologia’ që luan doktorash trajton fëmijë dhe te moshuar

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 13:27

Seanca në kafene, diagnoza në rrjete sociale –

Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron e anëtarësuar pranë “Urdhrit të Psikologut” në Shqipëri, dhe si rrjedhojë nuk disponon licensë për ta ushtruar profesionin si psikologe. Megjithatë ajo jo vetëm që e ushtron, por në mënyra të ndryshme. 

Zonja në fjalë publikon video me këshilla psikologjie në rrjete sociale, ftohet të flasë në televizione të ndryshme, madje zhvillon edhe seanca psikologjie në kafene. Çdo gjë në këmbim të pagesës, 30 mijë lekë të vjetra, pa kupon tatimor.  

Mirëpo kjo është vetëm maja e ajsbergut.

“Piranjat“ infiltruan një vajzë që do të hiqej si paciente, do të tregonte problematikat e saj dhe do të priste të trajtohej nga 59-vjeçarja. Kjo e fundit nuk u tregua aspak serioze, pasi veç zhurmave që e ndërprenë disa herë bisedën në lokal, psikologia në të shumtën e kohës fliste për veten dhe arritjet e saj profesionale. Shpeshherë “terapia” u ndërpre edhe nga telefonatat që psikologia zhvillonte me njerëz të tjerë. 

“Arsyeja se pse duhet të shkojmë në zyrën e një psikologu dhe jo në një kafene, është sepse mbi të gjitha pacientët tanë kanë nevojë për privatësi. Shumë pacientë mund të refuzojnë të ndiqen apo të trajtohen për shkak të faktit sepse mund të jenë një objekt i bullizimit në momentin që shihen në një ambient të hapur me psikologen e tyre“, shprehet psikologia Erisa Aliaj. 

Pasi mësoi problemet shëndetësore të vajzës, Ema Bruci u vetëshpall psikiatre duke marrë kompetenca t’i ofrojë pacientes kurë me produkte të ndryshme. Këtë gjë ajo e bëri pa e drejtuar pacienten te mjeku i familjes dhe më pas te mjeku specialist për problemet e ndryshme shëndetësore të paraqitura. 

Diçka që është në kundërshtim me ligjin, pasi përshkrimi i mjekimit nuk është kompetencë e psikologut, por e psikiatrit. 

“Ngaqë shumë problematika ngjajnë me njëra-tjetrën kërkohet dhe një diferencim diagnoze që mund të kërkojë edhe kohën e vetë për të dalë në përfundim. Përfundimet tona dalin hap pas hapi. Në asnjë mënyrë një psikolog nuk mund të përshkruajë në recetë, apo dhe në propozimet e veta, integratorë, vitamina, aq më tepër medikamente, sepse në kurrikulën e formimit të tij profesional, nuk ka bërë një specializim, qoftë edhe masterin shkencor, për çfarë një mjek në diferencë me të ka formimin për të qenë ai që përshkruan trajtimin“, thotë psikiatrja Arjana Rreli. 

Në bisedën që pseudo-psikiatrja zhvillon me të infiltruarën e “Piranjave“, ajo i pohon se trajton me mjekim njerëz të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga bebe të vogla deri të moshuar dhe të gjithëve u jep të njëjtat produkte. 

“Është 100% bio. Dhe kjo që është 100% bio është sukses. Pra unë nuk kam frikë, por trajtoj tani edhe 10 vjeç, edhe 12 vjeç, edhe 15 vjeç, edhe 70 vjeç me 100 lloj sëmundjesh.

 Lloj-lloj kategorish, njerëzit vijnë të ndryshëm, vijnë bebe të vogla…”, shprehet Ema Bruci. 

“Formimi i ne psikiatrëve, por edhe i psikologëve është i ndarë, për fëmijë/adoleshentë dhe të rritur. Nisur nga kjo, edhe propozimet për të ndihmuar trupin janë shumë specifike. Ne mjekët kërkojmë një sërë analizash për të hulumtuar në çfarë mund të jenë problematika të ngjashme. Dhe një psikolog shumë-shumë mund ta drejtojë klientin te mjeku i familjes. Por jo për t’i propozuar mbi çfarë ai mendon apo gjykon. E aq më tepër për ta përgjithësuar propozimin e saj sipas moshës”, thotë psikiatre Arjana Rreli. 

Pseudo-psikologia Ema Bruci gjithashtu kryen një akt tepër të shëmtuar duke shkelur çdo parim të ruajtjes së privatësisë me pacientin. Për t’u bërë e besueshme dhe e pranueshme tek pacientët e saj, 59-vjeçarja bën çmos që të tregojë histori suksesi dhe të paraqisë fakte që ka shumë klientë të cilët i besojnë asaj.

Arrin deri aty sa i tregon vajzës edhe kartat e ID të klientëve të saj dhe mandat-pagesat që ata kanë kryer. 

“Themeli i punës së një psikologu ndërtohet te sekreti profesional. Çdo pacient që ndjek seancat në një psikolog, duhet të jetë totalisht i mbrojtur nga identifikimi i tij, qoftë edhe nga njerëzit më të afërt. 

Ka raste kur motra dhe vëllai mund të ndjekin seancat tek i njëjti psikolog dhe askush nuk e di për njëri-tjetrin. Deri këtu arrin konfidencialiteti që duhet të ruajë një terapist për pacientët e vetë“, përfundon psikologia Erisa Aliaj./Piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë