INVESTIGIME

Një kryetar që nuk shkon në zyrë, ndërton pa leje dhe pret pyjet, si e favorizon Bashkia Dibër kreun e Njësisë Administrative Selishtë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 12:26

Një kryetar që nuk shkon në zyrë, ndërton pa leje dhe

Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka bërë bashkë të gjithë institucionet, të cilat ende nuk kanë mundur t’i japin asnjë zgjidhje.

Rifat Muça, ka bërë disa kallëzime në Prokurori, duke akuzuar kushërinjtë e tij, Sefedin Muça dhe Fiqiri muça, ky i fundit dhe kreu i Njësisë Administrative Selishtë se i kanë marrë tokën e babait. Pronësia e tokës vërtetohet edhe nga një dokument i lëshuar nga Këshilli i Qarkut Dibër, në emër të babait të Rifatit.

Por letrat nuk pinë ujë në Dibër për aq kohë sa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas Rifatit, Sefedin Muça i ndihmuar dhe nga kushëriri i tij që mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative i kanë marrë tokën dhe në të është ndërtuar dhe një lokal, që përdoret nga Sefedini.

Ky i fundit e ka prej vitesh tashmë në përdorim, ndërsa Fiqiri Muça duke shfrytëzuar detyrën e tij, sipas Rifatit ka ndihmuar kushëririn tjetër duke lëshuar një dokument që tregon se Rifat Muça nuk ka tokë në Selishtë. Por ndërkohë që takuam Fiqiri Muçën, kreun e njësisë Administrative Selishtë, dalin në pah dhe gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me tokën e Rifatit, por me shpërdorimin e detyres që ka bërë administratori.

Pasi e para ka ndërtuar pa leje një dhomë, dhe e dyta është akuzuar dhe gjobitur dhe për prerjen e paligjshme të drurëve, të cilët më pas i shiste.

Pavarësisht se ishte gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër për ndërtimet pa leje, nuk ishte marrë asnjë masë, më pas dilet me një vendim për shembje, por dhe në këtë momente nuk është marrë as asnjë masë, pasi sipas Bashkisë Dibër, Fiqiri Muça ka përfituar nga amnistia e bërë para zgjedhjeve nga qeveria dhe kështu nuk kishte çfarë të paguante, ndërkohë që ai vijon të jetë në paligjshmëri.

Prandaj në këto kushte shkuam të takojmë vetë shefin e Fiqiriut, kreun e Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, i cili nuk dha asnjë zgjidhje konkrete, përveçse, u fut tek zyra më e afërt dhe u mbyll brenda.

Pavarësisht se është fakt se është shkelur ligji, dhe ka dy akuza ndaj njeriut që duhet të jetë gardian i mbrojtjes së ligjit si funksionar publik, Bashkia e Dibrës hesht duke u bërë palë me paligjshmërinë./Piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë