Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
INVESTIGIME

Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në administratë të dërgon në “Jackpot”- shteti që luan bixhoz!

P
Piranjat 3 November 2025, 10:24 · 3 min lexim
Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në

Nga ekselenca në bastet online në Shqipëri gjithçka është e mundur.

Madje edhe të hapësh një portal për “studentët ekselentë”, dhe pas një klikimi të vetëm, të përfundosh në bastet online.

Po, po, Departamenti i Administratës Publike – institucioni që duhet të jetë shembulli i etikës shtetërore – e ka lidhur platformën “pune te mbarë.al” me një faqe që promovon kazinotë dhe baste sportive.

Nga rekrutimi në shtet, tek parashikimi i ndeshjeve në Premier League, manuale udhëzimi se si mund të hapësh një faqe bastesh online dhe kazinot – vetëm një klik larg.

Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në

Në faqen zyrtare të DAP-it, për ironi të fatit, shfaqet fotoja e Edi Ramës, Lindita Nikollës dhe ish-ministres së Arsimit, si për t’i dhënë edhe më shumë “besueshmëri” kësaj aventure dixhitale që të dërgon drejt ruletës, jo drejt punësimit.

Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në

Ekselentët, që pritej të punësoheshin në administratë, përfundojnë në faqe që u ofrojnë “bonus mirëseardhjeje”, “kuota të sigurta” dhe “strategji fitimi”. Një kombinim perfekt midis meritokracisë shqiptare dhe fatit që gjithmonë e vendos sistemi në lojë. Dhe kur mendon se absurdi mbaron këtu.

Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në

Siguria kombëtare është më e brishtë se një link që të dërgon nga “qeveria.gov” në “ 22bet” dhe Kazino. Në fund, për të qenë të drejtë, ndoshta nuk është faji i tyre.

Mbase linkun e bastit e ka vendosur ndonjë “patronazhist i talentuar” gjatë orarit të punës.

Ose, në skenarin më të keq, faqja është hakuar dhe, ashtu si në rastin e publikimit të të dhënave, sistemi është aq i brishtë sa nuk mbron dot as platformat më bazike. Është për t’u shqetësuar fakti që, me këtë nivel sigurie, Kryeministri Rama vazhdon të kërkojë dixhitalizimin e vendit, ndërkohë që mbrojtja kibernetike është në nivelet minus zero. Vlen të kujtojmë se identitetet dhe pagat e shqiptarëve u hakuan më parë dhe mijëra të dhëna sensitive u publikuan. Mos ndoshta ata që sulmuan sistemin janë ende brenda tij?

Në të njëjtën javë që qeveria reklamon baste dhe publikon sekrete ushtarake, ndoshta është koha që dikush të ndalojë lojën. Sepse kur shteti fillon të luajë me qytetarët, gjithmonë humbet publiku./Piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.