Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
INVESTIGIME
Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil. Çfarë roli pati pronari i tij italian?
PiranjatPërditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 20:56
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës shqiptare kërkon ende drejtësi. 28-vjeçari Alban Gropçaj, i cili kishte shkuar në Brazil për disa ditë pushime me pronarin e tij italian, u ekzekutua me armë zjarri në një rrugë të Fortalezas, qytet bregdetar me mbi 2 milionë banorë.
Sipas familjarëve, Albani ishte një djalë i qetë dhe punëtor, pa asnjë përfshirje në çështje kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se vrasja i ka ndryshuar jetën të gjithëve.
“28 vjeç të vritet pa bërë asgjë? Pas 6 vitesh ende presim drejtësi, sepse Brazili po e zvarrit shumë çështjen”.
Hetimet e para në Brazil çuan në arrestimin e pronarit italian, Guido Bertola, i cili ndodhej me Albanin në momentin e ngjarjes.
Sipas dëshmive,dy persona me motor i detyruan të ndalonin makinën dhe qëlluan tre herë në drejtim të 28-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Guido u gjet në vendngjarje i tronditur, por pa lëndime.
Familjarët dyshojnë se pas pushimeve të përsëritura në Brazil dhe presionit psikologjik që Albani ndiente nga punëdhënësi i tij, mund të fshihet një motiv më i errët.
Pavarësisht kalimit të viteve, drejtësia braziliane ende nuk ka përcaktuar autorët apo motivin e saktë të vrasjes.
“Ne duam vetëm të dimë pse dhe kush e vrau Albanin,”- thotë motra binjake e tij, Ana./Piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi