Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...

Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha në Shqipëri me vlerë rreth 3.2 miliardë euro, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë strukturore të pallateve të para të ndërtuara në këtë zonë.
Gjithçka nisi pas dëshmisë së një nënkontraktori të projektit, i cili në kushte anonimiteti deklaroi se dy prej pallateve kishin pësuar zhytje deri në 74 centimetra. Sipas tij, në kantier po punohej me përforcime të vazhdueshme, ndërsa një prej inxhinierëve zbatues kishte refuzuar të firmoste kolaudimin e objektit për shkak të problematikave të konstatuara.
Pas këtyre deklaratave, Piranjat kryen matje topogjeodezike me ndihmën e teknologjisë së dronit nga një specialist i fushës.
Nga verifikimet rezultoi një disnivel prej rreth 30 centimetrash mes soletave të godinave të përfunduara, ndërsa krahasimet me objektet ende në ndërtim nxorën diferenca që, sipas matjeve, arrinin deri në 70 centimetra apo edhe 1 metër.
Investigimi solli reagimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili konfirmoi zyrtarisht se gjatë inspektimeve të kryera në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, janë konstatuar ulje në dy objekte të projektit.
Sipas komunikatës së IKMT-së, objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 rreth 18 centimetra.
Megjithatë, burime konfidenciale për Piranjat pretendojnë se zhytja reale mund të jetë të paktën 20 centimetra më e madhe se ajo e deklaruar zyrtarisht, pra 40 cm.
Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro, i cilësoi këto ulje si fenomene që ndodhin në ndërtim, duke theksuar rëndësinë e marrjes së masave për stabilizimin e objekteve. Ndërkohë, pyetjet mbi rrezikun real për strukturat dhe sigurinë e banorëve mbeten ende pa një përgjigje të qartë publike.
Nga ana tjetër, administratorja e “Durrës Marina”, Elisabeta Hajrullai, nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje, pavarësisht tentativave të shumta për komunikim.
Publikimi i raportit të IKMT-së dhe pranimi zyrtar i uljeve ka sjellë reagim të gjerë publik dhe mediatik, duke rikthyer në qendër të debatit transparencën dhe standardet e sigurisë në një nga projektet më të mëdha urbane në vend./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë histo...
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar pre...
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një...
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri në...
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë his...
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar p...
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për nj&eum...
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri n&eum...