INVESTIGIME

Zjarri gjigand i shkatërroi 2 banesat! 61-vjeçari: Dikush kishte vendosur 4 çisterna nafte në pronën time! Nuk marr zgjidhje. Kush fshihet pas ngjarjes?

I.A Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 22:52

Zjarri gjigand i shkatërroi 2 banesat! 61-vjeçari: Dikush kishte

BALLSH- Historia e kësaj jave na ka dërguar në qytetin e Ballshit, ku u takuam me Ferjatin, jeta e të cilit do të ndryshonte pasditën përvëluese të 18 Gushtit të këtij viti, kur dy banesat e tij, të ndërtuara me gjak dhe djersë nga puna e rëndë në emigrim do të përfshiheshin nga flakët. Shkak për këtë u bënë katër çisterna nafte, të cilat pa dijenë e tij ishin vendosur prapa shtëpisë së tij, dhe të kushëririt të tij, Si pasojë e zjarrit njëra nga banesat do të shkrumbohej plotësisht ndërsa tjetra do të pësonte dëmtime të rënda në taracën e saj. Por drama e këtij zotërie nuk do të përfundonte këtu.....

Pasi djegia e banesave do të shoqërohej me ecejaket e këtij 61 vjeçari për të vënë para drejtësisë shkaktarët e kësaj zjarrvënie me dëme të pallogaritshme. Por çfarë është bërë nga autoritetet për të ndihmuar këtë individ të ringrihet, pas këtij dëmi kolosal? Për fat të keq deri më tani asgjë, pasi institucionet i japin Ferjatit vetëm një përgjigje, ngjarja po hetohet. Dhe pse kjo e fundit është e mbuluar me mister, se kush fshihet pas 4 çisternave gjigande nafte.

Si ndodhi e gjithë kjo nën hundën e institucioneve? Si mundet që një person të montojë katër çisterna gjigande nafte, pa e ditur askush. Duke rrezikuar kështu jo vetëm banesat e Ferjatit, por jetën e të gjithë banorëve përreth?

Pasi dëgjuam rrëfimin e Ferjatit, u nisëm për të takuar personin që ka dhe një rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për Oficerin e Policisë Gjyqësore në Ballsh, Aleksandër Veisllari. Ky i fundit mundohet të heqë çdo përgjegjësi nga vetja dhe të ia "pasojë topin" sa zyrës për shtyp në Policinë e Ballshit sa Prokurorisë së Fierit.

Ndërkohë një tjetër akuzë të fortë për mosveprim, Ferjati lëshon dhe ndaj zjarrfikëses së Ballshit, që sipas tij ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka zbatuar procedurat standarte. Gjatë përballjes që patëm me komandantin e Stacionit të Zjarrfikëses në Ballsh, Albes Zotaj u përballem që në fillim me një agresion nga ana e tij, por dhe e disa efektivëve zjarrfikes të pranishëm.

Zoti Zotaj, u kujdes të përjashtonte përgjegjësinë nga ana e institucionit të tij, por në një moment, bie vetën në "gropën" e tij, pasi deklaron se në asnjë moment ai dhe ekipi që shkoi në shtëpinë e Ferjatit ditën e zjarrit, nuk kanë konstatuar çisternat e naftës. Kjo deklaratë është pak të thuhet papërgjegjshmëri, sepse një rast i tillë zjarri mund të sillte edhe shpërthime që mund të rrezikonin seriozisht jetën e efektivëve që ai drejton. A nuk duhej që në momentin kur kanë mbërritur në vendngjarje të informoheshin se me çfarë situate kishin të bënin?

Por në këtë ngjarje ka edhe një personazh tjetër, mjaft interesant. Ai është kushëriri i Ferjatit, Myzafer Tato, i cili i ka shitur shtëpinë dhe tokën, personit enigmatik që kishte instaluar brenda çisternat e naftës. Bëhet fjalë për Ermir Canin, i cili sipas Myzaferit jeton jashtë Shqipërisë, por ama biznesnin e ka ndërtuar këtu, dhe jo një biznes dosido, por me një rrezikshmëri të lartë, duke rrezikuar kështu dhe jetën e njerëzve.

Mbetet në dorën e institucioneve që zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të çojnë para drejtësisë personat përgjegjës./Piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë