INVESTIGIME

“Do më marrin shtëpinë”/ Si u mashtrua gruaja nga Vlora që pagoi 30 mijë euro

e. d Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 22:46

“Do më marrin shtëpinë”/ Si u mashtrua gruaja nga

Fotinia, zonja 63 vjeçare nga qyteti i Vlorës rrezikon të nxirret nga shtëpia pas 15 vitesh, për shkak të një problemi që e ka mësuar së fundmi.

Në vitin 2011 ajo bleu një shtëpi në Vlorë në kompaninë e ndërtimit Qesari 2j shpk. Pasi derdhi 30 mijë euro në bankë, ajo mori  një certifikatë pronësie me emrin e firmës dhe nënshkroi një akt marrëveshje së bashku me adminastratorin, Anastas Qesari dhe avokaten Jeta Hasani, e cila ishte njëkoëhësisht bashkëshortja e këtij të fundit. Por sa të rregullta ishin këto veprime? A mund të jetë akt marrëveshja një kontratë e rregullt shitjeje? 

“Për sa i përket kësaj kontrate apo akt marrëveshje, nuk ka vlefshmëri. Që të ketë vlefshmëri, apo të ishte kontratë e ligjishme, pala ndërtuese dhe blerëse duhej ta bënte para një noteri dhe përderisa ka certifikatën e pronësisë, duhej identifikuar sendi, duhej regjistruar kjo kontratë në zrpp Vlorë, gjë që nuk e ka bërë”- sqaron avokati Alban Duraj.

Edhe pse avokatja, për më tepër bashkëshorte e pronarit të firmës, ishte e pranishme në momentin e shitjes, ky veprim u krye në kundërshtim të plotë me ligjin, duke shfrytëzuar mungesën e informacionit juridik nga ana e 63 vjeçares.

E ndërsa gruaja e moshuar pristë për t’u pajisur më në fund me çertifikatën e pronësisë, gjërat marrin një kthesë të papritur. Ajo mëson se shtëpia e saj ka dalë në ankand. Përmbaruesi Ervin Kryeziu, e njofton se Anastas Qesari e ka mashtruar dhe se shtëpia i ka kaluar Genc Veizit, nipit të Jeta Hasanit.

“Kanë pasur një problem, nuk e di çfarë kanë pasur me këta, i kanë pasur lekë borxh punë e tyre s’më duhet fare dhe ky tani ka vajtur i ka marrë 5 hyrje këtu bashkë me gjithë timen, një dyqan punë e tyre, mua s’më intereson as Genci asnjë, mua më intereson shtëpia ime, se unë kam derdhur lekët dhe kam 13 vjet që jetoj në këtë shtëpi, paguaj drita, ujë, shkallë të tëra. Në 14 tetor më vjen shkresa nga përmbaruesi që për 10 ditë të lirosh shtëpinë. Do na nxjerr nga shtëpia jonë. Dil ti nga shtëpia jote se do ja jap unë Gencit, pasi e ka fituar ai ankandin.”

Një skemë e mirëmenduar, ku duket se janë të përfshirë shumë palë. “Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, ekzitojnë dy mundësi, që të bëhet një marrëveshje mes kreditorit dhe shoqërisë së ndërtimit në mënyrë që t’i lirohet, por tja kalojë me një akt që mund të jetë akt dhurimi përderisa pagesën e ka kryer, por duhet të bëhet njëherë likujdimi dhe të gjendet gjuha mesa palës kreditore dhe palës debitore apo shoqërisë së ndërtimit. Ndërsa rruga e dytë është që zonja Fotini të marrë pagesën me mirëkuptim nga shoqëria e ndërimit dhe diferencën që duhet për të blerë një apartament me të njëjtën sipërfaqe dhe në të njëjtën zone”- sqaron avokati.

Por përtej kësaj, asnjëra nga palët nuk pranon bashkëpunimin,ndërkohë që e dëmtuara e madhe e kësaj historie është vetëm Fotinia. Kështu, e vetmja rrugë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate kaq të komplikuar mbetet gjykata, me shpresën se fati kësaj here do të anojë nga 63-vjeçarja, që në të ardhmen të mos mbetet pa shtëpi. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë