
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar të hënën se ende nuk është arritur një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, por palët vazhdojnë takimet për të gjetur një zgjidhje konsensuale.
“Po provojmë të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet,” tha Abdixhiku pas një takimi pothuajse dyorësh me Kurtin në ambientet e Kuvendit.
Ai shtoi se LDK-ja dhe LVV-ja nuk kanë arritur ende të diskutojnë emra konkretë për pozitën e presidentit, duke theksuar se “jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike”. Sipas Abdixhikut, në proces janë dy kandidatë, njëri nga LVV-ja dhe tjetri nga LDK-ja.
Takimi u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill, dhe ushtruese e detyrës është bërë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, sipas Kushtetutës.
Për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 vota në Kuvend, ndërsa LVV-ja ka 57 ulëse, gjë që e bën të pamundur zgjedhjen pa mbështetje nga partitë opozitare. Më herët, LVV-ja ka propozuar dy emra për këtë pozicion, por mungesa e kuorumit ka bllokuar procesin.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 28 prillin si afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme brenda 45 ditësh. Ndërkohë, partitë kryesore ende nuk kanë arritur konsensus.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
6 Prill08:40
Sot nisin diskutimet për çështjen e Presidentit në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku zhvillojnë bisedime
Sot pritet të rinisin diskutimet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe atij të...
KOSOVA
5 Prill23:54
Taksë 10 euro për të hyrë në Prishtinë? Propozimi i komunës ndez debat në Kosovë, kritikët: Nuk ka bazë ligjore!
Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat e tjera të v...
KOSOVA
5 Prill16:16
Prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e MUP-it nën dyshimin për krime luftë në Kosovë
Prokurorët në Kosovë kanë kërkuar të dielën dërgimin në paraburgim të një ish-pjesëtari të Mini...
KOSOVA
5 Prill14:37
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh para protestës për gjuhën shqipe
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dhënë një mesazh të koduar në lidhje me &cc...
KOSOVA
5 Prill14:26
“Duhet të lirohet”/ Dosja finale e dorëzuar në Speciale, si argumentoi mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet
Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshë...
KOSOVA
4 Prill16:24
Osmani i dorëzon detyrën e Presidentes Albulena Haxhiut: Shpresoj që kreu i shtetit të zgjidhet sa më shpejt!
Vjosa Osmani ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes së Kosovës. Në një ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albul...
KOSOVA
4 Prill14:38
Kosovë/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, i sekuestrohen armë dhe fishekë! Ja detaji që e lidh me Serbinë
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të shtunën një burrë, për të cilin dyshojnë se kishte kryer krime të luft&e...
KOSOVA
4 Prill09:17
Kosovë, Vjosa Osmani përfundon mandatin e presidentes, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin.
Në mungesë të zgjedhjes s...
KOSOVA
3 Prill21:38
Osmani ia dorëzon nesër detyrën e presidentes Albulena Haxhiut
Presidentja e Vjosa Osmani do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 4 prill 2...