Protesta masive në Francë, afro 1 mijë të arrestuar pas përplasjeve me policinë
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe n...
Italia mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministrja Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e dorëheq...
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës...
Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato në një panor...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka deklaruar sot në Bruksel se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk përbën kërcënim për askënd dhe se synimi kryesor është stabiliteti i rajonit.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe për këtë arsye interesat tona janë të përbashkëta. Ne kemi interes stabilitetin e këtij rajoni të Evropës, e jo destabilizimin”, tha Anushiq për agjencinë e lajmeve “Beta”.
Ministri kroat kujtoi se Kroacia ka një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes edhe me Serbinë, të nënshkruar në vitin 2010, e cila mbulon nëntë fusha të bashkëpunimit dhe që vazhdon të jetë në fuqi.
“Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, ashtu siç jemi të gatshëm ta bëjmë edhe për Serbinë, nëse vendos të ndjekë rrugën evropiane apo atë të NATO-s”, theksoi Anushiq, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Ai shtoi se brenda NATO-s dhe BE-së ekzistojnë dhjetëra marrëveshje dhe deklarata të bashkëpunimit, të cilat kanë për qëllim shkëmbimin e njohurive, teknologjive dhe lidhjen e industrive të mbrojtjes.
“Nuk kemi qenë kurrë kërcënim për askënd, veçanërisht jo Kroacia, dhe as nuk e planifikojmë të jemi. Anëtarësimi ynë në NATO dhe BE na obligon dhe ne as mundemi, as duam të veprojmë ndryshe”, shtoi ministri kroat.
Shefat e Shtabeve të Mbrojtjes të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, në një takim të zhvilluar të mërkurën në Shkodër, diskutuan mbi sfidat e sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Pas këtij takimi u njoftua se gjatë këtij viti do të zhvillohet ushtrimi i parë i përbashkët trepalësh, në kuadër të deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të arritur vitin e kaluar.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë e dënoi ashpër këtë takim, duke pretenduar se veprime të tilla mund të shkaktojnë pasoja të gjata për sigurinë dhe të destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për ...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në mbështetje të ish-krerëve të...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e dhunës ndaj një nxënës...
Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryem...
Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës. “Mezi presim që të bashkëpu...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, në një konferencë për media foli për rëndësin&e...
Mbrojtësi i Kadri Veselit, Rodney Dixon, po vazhdon fjalën përfundimtare, duke insistuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë prov&eu...
Në më pak se 24-orë, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë “Kurti 3”, kjo qeveri ka paralajmëru...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si...
Me 66 vota pro, Kuvendi i Kosovës votoi më 11 shkurt Qeverinë e re të vendit. Kundër ishin 49, ndërsa abstenime nuk kishte. Deput...