Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani një rol në qeveri.
Në Debat Plus në TV Dukagjini, Basha tha se Kurti kishte propozuar që Osmani të bëhej zëvendëskryeministre e parë e Kosovës dhe njëkohësisht të merrte drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Për shkak të bashkëpunim që e kemi pas me krejt ato mosmarrëveshjet e vogla. Kryeministri i ka thënë presidentes, e gjejmë një figurë konsensuale për ta tejkaluar krizën. Edhe hajde bëhu zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës dhe ia ka ofruar Ministrinë e Punëve të Jashtme. Presidentja është marrë me politikën e jashtme. Dhe në politikën e jashtme, që është një prej vërejtjeve që i ka pas. Por kryeministri e dëshmon të kundërtën, kur i thotë a ka mundësi hajde me mua njeriu i dytë. Dmth është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Basha.
Basha, ka kritikuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës për mungesë të propozimeve konkrete në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ai tha se PDK-ja kishte mundësinë të vendoste në pozitë të vështirë partitë e tjera nëse do të kishte propozuar kandidatë të pranueshëm për këtë post.
“PDK-ja ka mund me na vendos në pozitë të keqe krejtve. Edhe juve edhe neve si LVV edhe LDK-në. Edhe kish dal qe ku i kam dy emrat të denjë. Burra e gra, këta janë dy emrat dhe ju s’mundemi me refuzu. Edhe atëherë kishim thënë atëherë vërtetë këta qenkan të denjë dhe qenkan figura që gëzojnë mbështetje gjithë-popullore po edhe brenda Kuvendit. Dhe ne i mbështesim. Por meqenëse se kanë qenë kaq të denjë pse nuk e kanë dhënë asnjë emër. Asnjë emër të vetëm”, ka thënë Basha.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
12 Mars23:04
"Ne po përgatitemi për sulmin e tyre", Vuçiç viktimizohet për aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë...
KOSOVA
12 Mars19:35
Analiza e REL: Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit ...
KOSOVA
12 Mars17:00
Trump kërkon të tërheq trupat amerikane,kongresmenët të shqetësuar: Pa praninë e KFOR, Kosova rrezikon stabilitetin
Një grup kongresmenësh amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shq...
KOSOVA
11 Mars22:58
VIDEO/ Momenti kur policia e Kosovës arreston në mes të rrugës të akuzuarit për fajde prej 1 milion eurosh
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale...
KOSOVA
11 Mars22:35
Emri/ I dënuari me rrezikshmëri të lartë arratiset nga burgu i Dubravës
Një i dënuar për vrasje është arratisur nga Burgu i Dubravës, pasi nuk është kthyer më në institucion pas leje...
KOSOVA
11 Mars22:33
Abdixhiku: LDK synon bashkimin e madh të së djathtës, Vjosa Osmani pjesë e projektit
Kryetari i LDK-së ka folur për mundësinë e një bashkimi të madh të së djathtës në Kosovë, duke theksuar s...
KOSOVA
11 Mars20:26
Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit, dyshohet për tri vepra penale
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dal me njoftim lidhur me arrestimin e Gjestit.
Sipas Prokurorisë këngëtari është ndalu...
KOSOVA
11 Mars18:47
Lufta në Iran/ Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran
‘Po vjen së shpejti’ dhe ‘Ju kemi dhënë paralajmërimet tona’ - këto janë disa nga mesazhet e publikuara n&...
KOSOVA
10 Mars23:17
“2025-ta vit i humbur për Kosovën”, Terras publikon draft-raportin: Keqardhje që s’u zgjodh Presidenti i ri
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka përpiluar draft-raportin për Kosovën që përfshin zhvilli...
KOSOVA
10 Mars17:46
Dhunimi i 11-vjeçares, 52 vite burg për të akuzuarit
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeça...