KOSOVA

Lufta në Iran/ Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 18:47
Lufta në Iran/ Ballkani përballet me pasiguri të re mes

‘Po vjen së shpejti’ dhe ‘Ju kemi dhënë paralajmërimet tona’ - këto janë disa nga mesazhet e publikuara në gjuhën angleze, më 9 dhe 10 mars, në një kanal të quajtur ‘HomeLand Justice’, në platformën Telegram.

Ky kanal përfaqëson grupin që ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kibernetike ndaj institucioneve të Shqipërisë, që nga viti 2022.

Sulmi më i ri ndodhi të martën, dhe për shënjestër pati postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Këtë e konfirmoi vetë organi ligjvënës shqiptar, i cili tha se sulmi ‘ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme’.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) bëri të ditur më pas se ka ngritur grupin e punës ‘për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë’.

Deri më tani, AKSK-ja nuk ka dalë me ndonjë njoftim që jep hollësi të tjera mbi sulmin apo shkallën e saktë të dëmit.

Kuvendi, ndërkaq, tha se ekipet e tij teknike po punojnë për ‘rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve’.

Çfarë dihet për ‘HomeLand Justice’?

 ‘HomeLand Justice’, sipas një analize nga gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft, është i lidhur me Qeverinë iraniane.

Në postimet e veta në Telegram, grupi i hakerëve thotë se sulmet ndaj institucioneve të Shqipërisë po bëhen për të dënuar vendimin e tyre për strehimin e grupit opozitar iranian Mojahedin-e-Khalq (MEK), që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit.

‘Kur ju i mbështesni terroristët, duhet të dini se do ta paguani çmimin për këtë, në të gjitha aspektet’, thuhet në një nga postimet e këtij grupi, më 10 mars.

Në postime të tjera, grupi akuzon politikanët shqiptarë se po i dëgjojnë ‘urdhrat e amerikanëve’, si dhe paralajmërojnë se ky sulm është ‘vetëm maja e ajsbergut’.

Më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mbështeti operacionin amerikano-izraelit, duke thënë se shteti që ai udhëheq është përballur drejtpërdrejt me ‘fytyrën barbare të regjimit të Teheranit, përmes agresioneve të tij kibernetike’.

Ekspertë të sigurisë ishin të ndarë rreth asaj nëse prezenca e MEK-ut në Shqipëri rrit rrezikun, apo nuk ka ndikim në sulmet e mundshme nga Irani, pas fillimit të luftës me SHBA-në.

Pas fillimit të luftës në Iran, ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rrit rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste apo operacioneve të fshehta jashtë zonave tradicionale të konfliktit.

Sipas një analize të publikuar nga revista amerikane The Atlantic, Irani ka përdorur historikisht rrjete dhe metoda të ndryshme për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve, veçanërisht kur përballet me presion të madh politik apo ushtarak, duke përfshirë sulme që burojnë jashtë territorit të Iranit.

Ndërkohë, raportime të gazetës New York Times theksojnë se agjencitë amerikane të inteligjencës po monitorojnë mundësinë që Teherani t’i aktivizojë grupet aleate në rajone të ndryshme për të goditur interesat amerikane ose aleatët e tyre.

Cili është rreziku real në Shqipëri e Kosovë?

Ndonëse Shqipëria ka histori të marrëdhënieve të tensionuara me Iranin, ekspertë të sigurisë mendojnë se pas fillimit të luftës SHBA-Iran ekziston rrezik i konsideruar edhe për vende të tjera.

Eksperti i sigurisë nga Qendra Kosova për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, thekson se situata aktuale kërkon përgatitje më të madhe institucionale, duke pasur parasysh mënyrën se si Irani ka operuar ndër vite jashtë territorit të tij.

‘Dihet botërisht që Irani ka operuar për dekada duke nxitur celula influencuese jashtë vendit, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e interesave të vendeve perëndimore’, thotë ai.

Sipas Vrajollit, rreziku potencial për Kosovën dhe Shqipërinë lidhet edhe me orientimin e tyre të qartë politik dhe strategjik drejt aleatëve perëndimorë.

Ai thekson se, për shkak të mbështetjes së hapur ndaj interesave amerikane dhe evropiane, të dy vendet mund të shihen si objektiva të mundshëm të veprimeve indirekte armiqësore.

Megjithatë, ai vlerëson se ndikimi i drejtpërdrejtë iranian në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është shumë i theksuar.

‘Në këto vende, ndikimi fetar ka ardhur kryesisht nga aktorë të tjerë’, shpjegon Vrajolli, duke shtuar se komunitetet fetare në rajon janë kryesisht të lidhura me traditën sunite, dhe me ndikime nga Turqia apo vende të tjera, e jo me rrymat shiite, që lidhen më shumë me Iranin.

Megjithatë, rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht. Vrajolli paralajmëron se edhe incidente të izoluara mund të shkaktojnë pasoja serioze.

‘Një incident i vetëm mund të shkaktojë dhimbje të mëdha, prandaj vigjilenca duhet të jetë e lartë për të parandaluar çdo skenar të mundshëm’, thotë ai.

Vrajolli shton se sulmet kibernetike mbeten një nga rreziqet më reale, duke kujtuar se Irani ka kryer sulme të tilla edhe në periudha kur nuk ka pasur konflikt të hapur.

Duke pasur parasysh këtë, ai mendon se institucionet e Shqipërisë, por edhe ato të Kosovës, duhet të jenë të përgatitura dhe ‘të mbrojtura’ për kërcënime në hapësirën digjitale.

Vetëm një ditë pasi nisi lufta në Iran, në Kosovë u zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë, e thirrur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar ‘ka ritheksuar qëndrimin e qartë të institucioneve të Republikës së Kosovës se qëndrojnë të palëkundura përkrah miqve dhe aleatëve tanë strategjikë, e në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar’, u tha në një komunikatë.

Ndonëse kryeministri tha se Kosova po monitoron nga afër implikimet e mundshme për vendin dhe rajonin, Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse po zbaton ndonjë plan të veçantë mbrojtjeje, pas kësaj situate, si dhe nëse ka pasur ndonjë incident të theksuar të ndërlidhur me të.

Më herët, as Qeveria, as Ministria e Punëve të Brendshme, e as Presidenca e Kosovës nuk iu përgjigjën REL-it mbi implikimet e mundshme apo masat konkrete që mund të merren./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë