KOSOVA

Dëshmi të reja tronditëse për ‘Sarajevo Safari’/ Si funksiononte logjistika e fundjavave makabre mbi Sarajevë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 17:42
Dëshmi të reja tronditëse për ‘Sarajevo Safari’/

Është publikuar libri “Snajperistët e fundjavës” i gazetarit italian Ezio Gavazzeni, që zbardh atë që njihet si “gjahu njerëzor” mbi Sarajevë.

Ndërkaq, revista gjermane “Der Spiegel” vjen me detaje tronditëse mbi përfshirjen e ish-shefit të shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiq, dhe dyshimet për rolin e kryetarit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas hulumtimit, 30 vjet pas rrethimit katërvjeçar të Sarajevës, Prokuroria e Milanos po shqyrton akuzat se snajperistë të pasur nga Evropa Perëndimore udhëtonin drejt kodrave mbi qytet për të vrarë civilë, ku gratë shtatzëna dhe fëmijët konsideroheshin “viktima me çmimin më të lartë”.

Gjyqtari Guido Salvini pohon se sistemi ishte i sofistikuar.

“Nga Italia kishin origjinën dhjetëra, nëse jo qindra autorë, të cilët udhëtonin në grupe nga Beogradi drejt Sarajevës me helikopterë dhe automjete terreni.”

Hulumtimet flasin për rreth 230 italianë, francezë, belgë dhe zviceranë që paguanin deri në 200 mijë marka për një "fundjavë vrasjesh".

Një nga dosjet më tronditëse të arkivit të Sarajevës mban shënimin “Irina Qishiq 1992–1993”.

Irina u vra vetëm katër ditë pas ditëlindjes së parë, duke u bërë një nga 1,600 fëmijët viktima të rrethimit.

Ish-luftëtari i Armatës së Bosnjës, Naser Husiq, kujton: “Dërgoni gratë dhe fëmijët në vend të sigurt.” Ky ishte paralajmërimi për mbërritjen e “snajperistëve të fundjavës”.

Sipas gazetarit kroat Domagoj Margetiq, Vuçiq ka shërbyer si vullnetar nën komandën e çetnikut Sllavko Aleksiq, duke shoqëruar mysafirët e huaj.

Edhe Vojisllav Shesheli ka konfirmuar përfshirjen e tij në njësinë e Aleksiqit.

Dokumentet e gushtit 1992 sugjerojnë se Vuçiq ka marrë një pushkë Zastava dhe 20 mijë marka gjermane nga një mysafir italian, Roberto R.

Tre ish-komandantë çetnikë që ishin dëshmitarë kyç vdiqën në mënyrë misterioze në fund të vitit 2025.

Aleksandar Liçanin, ish-ushtarak serb i Bosnjës, kishte deklaruar se i shihte 'turistët e safarit' qëllonin mbi pleq e fëmijë dhe pastaj festonin deri në mëngjes.

Logjistikën e “Safarit të Sarajevës” thuhet se e ka drejtuar Dragosllav Bokan, aktualisht kryetar i këshillit drejtues të Teatrit Kombëtar të Serbisë.

Deputeti boshnjak Zllatko Miletiq ka deklaruar se është 100% i bindur se këto safari u organizuan nga shërbimet serbe të sigurimit.

"Sikur dëshmitarët të mos kishin vdekur ‘në mënyrë interesante’ vitin e kaluar, sot do të dinim çdo detaj.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë