Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Të dhënat e inteligjencës, të përfshira në aktakuzën ndaj Jovan Viçentijeviç, zbulojnë skemën më të detajuar deri tani të trajnimeve ushtarake që Serbia dyshohet t’i ka organizuar për grupe të strukturuara nga veriu i Kosovës. Sipas dëshmisë së të akuzuarit për sulm në “Ibër-Lepenc”, këto trajtime u zhvilluan në kampin ushtarak “Pasuljanske Livade”, një prej zonave më të izoluara dhe më të përdorura nga ushtria serbe për stërvitje taktike.
Sipas aktakuzës që ka parë Gazeta Insajderi grupi nuk ishte spontan dhe i rastësishëm. Ai funksiononte si një njësi e vogël paramilitare, me strukturë të brendshme, role të ndara dhe lidhje direkte me figurat kyçe të rrjeteve ilegale në veri.
Në total, në kamp ishin 120 persona nga veriu i Kosovës. Të gjithë serbë. Të gjithë të përzgjedhur.
Rekrutimi, sipas Viçentijeviçit, bëhej përmes një rrjeti të vogël ndërmjetësuesish lokalë, disa prej tyre pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, të tjerët të lidhur me bizneset e kontrabandës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Grupet ndaheshin sipas komunave dhe secili kishte komandantët e vet.
Hierarkia brenda kampit
Në majë, sipas dëshmisë, qëndronin dy instruktorë të ushtrisë serbe: Aleksandar Kosanin, epror nga Kragujevci dhe Oficeri me pseudonimin “Stole”
Të dy drejtonin programin e trajnimit. Ata vendosnin ritmin, përcaktonin ushtrimet dhe kishin qasje të pakufizuar në të gjitha grupet. Në kamp, telefoni ishte i ndaluar, përveç dy personave të autorizuar, njërit me nofkën “Mami”, që sipas aktakuzës kishte rol mbikëqyrës.
Për çka trajnohej grupi?
Një nën-grup i veçantë prej 12 personash merrej ekskluzivisht me eksplozivët. Aty, sipas Viçentijeviçit, trajnoheshin teknikat për përdorimin e C4, dinamitit dhe improvimin e pajisjeve shpërthyese.
Nga ky grup, ai identifikon emra që janë hasur shpesh në dosjet e strukturave ilegale:
Milos Vukomanoviq, i njohur për lidhje me rrjetet financiare të veriut. “Dashe”, të cilit, siç thotë ai, i ishte dhënë banesë e re nga strukturat paralele serbe më 16 nëntor 2024. Dragoslav (Jevto) Igrutinoviq, i përfshirë në kontrabandë nëpër rrugët malore dhe Radivoje (Rasko) Besoviq, figurë e njohur e “Mbrojtjes Civile”.
Pjesëmarrja e ish-policëve të Kosovës
Aktakuza zbulon edhe një detaj të rëndë: në trajnim kanë marrë pjesë ish-policë të Kosovës, të cilët më herët kishin dhënë dorëheqje nga Policia. Disa prej tyre, sipas Viçentijeviçit, janë: Ivan Djuriç, Sreçko Vukoviç dhe një person me mbiemrin Djuriç nga lagjja “Djuroviçe”
Si lidhet ky trajnim me sulmin në Banjskë?
Një nga pjesët më peshuese të aktakuzës lidh drejtpërdrejt trajnimin me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Sipas dosjes, më 24.09.2023, ora 11:56, Viçentijeviç pranoi në Viber një lokacion në Google Maps nga numri i regjistruar në emër të Zhivko Jakshiç. Ky lokacion përputhej me pikën ku ndodheshin terroristët dhe ku rruga ishte e bllokuar.
Prokuroria konsideron këtë si provë të qartë se Jakshiç ka qenë pjesëmarrës në sulm, dhe se Viçentijeviç po i ndihmonte për t’u tërhequr nga zona, pikërisht ditën e aksionit.
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit është caktuar që të nisë më 24 d...
Presidentet e Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Kosta, i prishën humorin Aleksandër Vu&ccedi...
Tre persona janë arrestuar dhe mbi pesë milionë euro janë konfiskuar në kuadër të një operacioni policor gjerman kund&eu...
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën automobilistike afër Suharekës ësht&eu...
Shefja e stafit të Presidentes, Learta Holla bashkë me këshilltaren Kryesore për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, dhe Kësh...
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës ...
Veprimtaria e Jovan Viçentijeviq kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkon përtej aktit terrorist të 29...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se të akuzuari...
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vend...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...