“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në Komunën e Junikut, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor votuan persona që nuk janë banorë të kësaj komune.
Nga Prokuroria thanë se po shikohet nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
“Pasi kemi pranuar informacionet se ka pasur persona që nuk kanë qenë të Komunës së Junikut dhe kanë votuar në proces zgjedhor. Ne si Prokurori, përkatësisht kryeprokurorja [Lumturije Vuçetaj] ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht e ka deleguar rastin në Departamentin e krimeve të rënda, për të marrë veprime të mëtejme, për t’i sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të parë nëse ka elemente të veprës penale. Eventualisht, nëse ka elemente të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo ndonjë vepër tjetër të merren veprimet ligjore konform Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, një ditë më parë shkroi në Facebook se qytetarë nga qytete të tjera “në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut”, duke kërkuar që të hetohet ky rast.
“KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”, shkroi Haradinaj.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Junik të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit kishin 4.846 persona. Nga ta, votuan 2.490 persona. Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kjo komunë kishte më pak votues të regjistruar, përkatësisht 4.527. Atëbotë, në zgjedhje morën pjesë 2.276 votues.
Juniku, në bazë të rezultateve preliminare, do të zgjedhë kryetarin në rundin e balotazhit, kur do të përballen kandidati për kryetar komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Agron Kuçi.
Pa numëruar votat me kusht, të diasporës dhe ato të personave me nevoja të veçanta, dallimi në vota mes dy kandidatëve është i vogël, përkatësisht Shehu ka 180 vota më shumë se Kuçi.
Në ditën e zgjedhjeve, prokuroria nuk raportoi për ndonjë shkelje serioze.
Megjithatë, pas zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut, Prokuroria atje njoftoi se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të mbledhë informacione lidhur me keqpërdorimet e mundshme të votave. Edhe në këtë komunë, që sipas rezultateve aktuale do të shkojë në balotazh, gara në rundin e parë ishte e ngushtë./REL/
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim për të siguruar transportin p...
Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare në qytetin e Siegenit në Gjermani. Një burrë nga Kosova ...
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë më 16 tetor në rrugët e Mitrovicës së V...
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke akuzuar...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e n...
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër shefen e Komisioni...
Mbrëmjen e datës 13.10.2025 – një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në komunën e Hani...
46 vjet burgim dhe 39 mijë euro gjobë u ka shqiptuar Gjykata e Ferizajt 11 të akuzuarve për rastin “Gropa”. Sipas Gjykat&eu...
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për uljen ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një posti...