Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik. Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit nga 6 marsi, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje.
“Të konstatojë që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet exconstitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të
zhvillohen brenda 45 ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u tha në vendim.
Vendimi vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit. Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.
Si erdhi deri këtu?
Në seancën e 5 marsit, partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, pasi bisedimet paraprake mes Kurtit dhe dy partive kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për një emër të pranueshëm, nuk kishin dhënë fryt.
Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare. Një ditë pas ndërprerjes së seancës më 5 mars, Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe e mbajti menjëherë një takim partitë politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme Në takim morën pjesë kryetarë të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe partia e kryeministrit Kurti.
Osmani e arsyetoi dekretin e saj, duke thënë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kishin dështuar t’i përmbushnin afatet ligjore. Por, Partia në pushtet nguli këmbë se dekreti i Osmanit nuk kishte bazë, meqë procedurat për zgjedhjen e presidentit i kishte nisur më 5 mars dhe se kishte afat prej 60 ditësh për ta përfunduar procesin, prandaj edhe u ankua në Kushtetuese.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet. Për partitë opozitare, dy emrat e paraqitur nga partia në pushtet ishin të papranueshëm dhe ato këmbëngulën në marrëveshje politike ose të paraqitej një emër i pranueshëm për të gjithë. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.
Për partinë në pushtet, ajo nuk i kishte votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit. /REL/
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
25 Mars14:05
Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve
Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar, duke lënë pas gruan dhe tre fëmij&eu...
KOSOVA
24 Mars22:22
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike, Jamie Shea, ka deklaruar se nuk dëshiron të largohet nga jeta pa parë Kosovën si...
KOSOVA
24 Mars21:19
Mediat serbe: Arrestohen katër shqiptarë në Serbi, me bluzat “Shqipëri Etnike”
Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në...
KOSOVA
24 Mars19:58
Kush është ish-luftëtari i UÇK që jeton me 18 plagë në trup?
Varrin ia hapën ani se ende merrte frymë. Por, askush nuk besonte se ushtari, Bujar Haradinaj do t’iu mbijetonte 18 plagëve që i mori ...
KOSOVA
24 Mars18:49
Operacioni/ Kapen dy kilogramë heroinë dhe disa armë zjarri
Dy kilogramë heroine dhe një numër i konsiderueshëm armësh pa leje janë gjetur përgjatë një operacioni në Su...
KOSOVA
24 Mars16:25
“I bënë presion që të martohej”, detaje të reja nga tragjedia në Poduvejë
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës. Gazetari Vullnet Krasniqi bër...
KOSOVA
24 Mars14:54
Sot 27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, Kurti: Bombardimet ndalën gjenocidin dhe i hapën rrugë lirisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO mbi Serbinë, duke e cilësuar ndër...
KOSOVA
24 Mars09:44
27 vjet nga bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi p&eu...
KOSOVA
23 Mars23:53
Të shtëna me armë në Prishtinë, qëllohet hetuesi i Inspektoratit Policor
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ...
KOSOVA
23 Mars22:26
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut
Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në Tetove është përplasur me nj&eum...