KOSOVA

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 15:38

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se prodhimi i municioneve "Made in Kosova" do të nisë në vitin 2026.

Në Ballkan, ku balancat e sigurisë mbeten të brishta dhe veprimet shtetërore shpesh interpretohen përtej peshës së tyre reale, edhe hapat e vegjël marrin rëndësi të shtuar. Në këtë kontekst, prodhimi i planifikuar i municionit nga Kosova është një hap i kufizuar, por me potencial për të ndikuar në mënyrën se si vendi perceptohet në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se fabrika e parë e municioneve në Kosovë do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë pritet të dalë në fund të vitit 2026. Dhe, aktiviteti nuk do të ndalet me kaq.

“Kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë, me të cilët jemi në kontakt dhe do të p

rodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake - dronë ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, tha Kurti më 27 nëntor.

Marrëveshja për fabrikën u nënshkrua më 16 dhjetor, 2024, mes Qeverisë së Kosovës dhe prodhuesit shtetëror turk, MKE.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të kontaktojë drejtpërdrejt me kompaninë, por, sipas një deklarate të saj nga tetori, Kosova do të pajiset me makineri për prodhimin e fishekëve dhe plumbave, një linjë prodhimi dhe montimi, laborator dhe pajisje testimi. Personeli i MKE-së do të ofrojë edhe shërbime prodhimi, mirëmbajtjeje, riparimi dhe asistencë teknike për stafin kosovar.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, një zyrtar i NATO-s në Bruksel nuk dha një vlerësim të drejtpërdrejtë për njoftimin e Kosovës se do të nisë prodhimin e municionit në vitin 2026, as për standardet specifike që vendi duhet t’i ndjekë, por u shpreh vetëm se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të OKB-së, duke ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së, EULEX”.

NATO-ja nuk e ka mbështetur shndërrimin e FSK-së në ushtri - proces që pritet të përfundojë në vitin 2028. Autoritetet e Kosovës, përfshirë Kurtin, thonë se ai po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s dhe se armatimi i blerë gjatë katër vjetëve të fundit - në vlerë mbi 430 milionë euro sipas tij - vjen nga vende anëtare të aleancës: SHBA-ja, Turqia, Gjermania e të tjera.

“Duke e rritur ushtrinë, e sigurojmë Republikën. Duke e ngritur Forcën e Sigurisë së Kosovës, e forcojmë partneritetin me aleatë”, tha Kurti.

Koloneli amerikan në pension, Ray Wojcik, e sheh vendimin e Kosovës për të prodhuar municione si një “iniciativë fantastike” - në linjë me pritjet e NATO-s që vendet aspiruese të zhvillojnë kapacitete industriale mbrojtëse. Në vlerësimin e tij, Kosova po e nis këtë prodhim në kohën e duhur: për të forcuar aftësitë e saj ende të kufizuara, për t’iu përgjigjur kërkesave më të larta të sigurisë pas luftës në Ukrainë dhe për të rritur bashkëpunimin rajonal me aleatët.

“Një nga gjërat pozitive për Kosovën, falë pranisë shumëvjeçare të misionit të NATO-s, KFOR, është marrëdhënia e ngushtë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me aleatët. Kosova e ka diskutuar këtë nismë veçanërisht me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar - dy nga aleatët e saj më të afërt, të cilët janë shumë mbështetës për të”, thotë Wojcik për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Wojcik, i cili ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë, përmend edhe marrëveshjen rajonale të mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila, sipas tij, mbështet iniciativën për prodhimin e municioneve në Kosovë.

Argyro Kartsonaki, nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politika të Sigurisë në Hamburg, pajtohet se është logjike që një shtet i vogël të përpiqet të forcojë sigurinë e vet, por paralajmëron, po ashtu, se këto veprime mund të perceptohen si kërcënim nga fqinjët, duke i rritur tensionet, në vend se t’i ulin ato.

“Kjo nuk do t’i ndryshojë dinamikat e sigurisë në Ballkan. Ajo që mund të bëjë, megjithatë, është t’i ushqejë narrativët. T’i japë edhe një element propagandës dhe diskurseve populiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nëse kjo pastaj ekzagjerohet, mund të krijojë frikë dhe pasiguri të perceptuar. Dhe, frika e perceptuar është po aq reale sa edhe kërcënimi i vërtetë. Pikërisht këtu qëndron edhe delikatesa e këtij vendimi”, thotë Kartsonaki për Exposenë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka interpretuar marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si shenjë të një gare armatimi, duke theksuar se Serbia “do të mbrohet me sukses nga çdo agresor i mundshëm”.

Në të njëjtën linjë, kryetari i Komisionit parlamentar për Mbrojtje në Serbi, Millovan Drecun, ka pretenduar se fabrika turke e municioneve në Kosovë cenon sigurinë dhe pozitën e serbëve në vend, por pa sjellë prova konkrete për këtë.

Serbia, përndryshe, mbetet fuqia dominuese ushtarake në rajon, me një buxhet mbrojtjeje dukshëm më të lartë se ai i Kosovës dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm - SIPRI, Kosova në vitin 2024 ka ndarë rreth 162 milionë dollarë për mbrojtjen, ndërsa Serbia rreth 2.2 miliardë.

Serbia, po ashtu, mbetet eksportuesja kryesore e armëve dhe municioneve në rajon, duke përbërë mbi 65% të totalit të eksporteve, sipas Institutit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Evropën Juglindore dhe Lindore (SEESAC). Pas saj renditen Bosnje dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat eksportojnë gjithçka - nga municionet e lehta deri te minat dhe raketat.

Koloneli Wojcik thotë se Kosova duhet t’i adresojë perceptimet e Serbisë duke komunikuar qartë se iniciativat e saj të mbrojtjes, përfshirë prodhimin e municioneve, synojnë t’i përmbushin standardet e NATO-s dhe të shërbejnë si mjet mbrojtës, jo si kërcënim.

“Është një përpjekje për stabilitet rajonal, pasi mund të veprojë si mjet parandalues ndaj Serbisë agresive, e cila ka kapacitete të mëdha prodhimi armësh dhe municionesh. Prandaj, për një sasi shumë të vogël armësh ose municionesh që do të prodhojë Kosova, nuk ka arsye shqetësimi për serbët”, thotë Wojcik.

Se çfarë lloji dhe çfarë sasie municionesh synon të prodhojë Kosova, nuk dihet saktësisht, pasi një pjesë e madhe e informacionit në fushën e mbrojtjes është e klasifikuar. Në një deklaratë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci - tani në detyrë - ka thënë se Kosova nuk mund të bëhet plotësisht e vetëqëndrueshme, por mund ta zvogëlojë varësinë nga vendet e tjera, duke prodhuar municione dhe armatime që përdoren më shumë dhe sigurohen më vështirë.

Kartsonaki, nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politika të Sigurisë, thotë se Kosova, si një vend i vogël, nuk mund të zhvillojë një industri të madhe të mbrojtjes, pa kufizuar ndjeshëm buxhetin e saj për fusha të tjera të rëndësishme.

“Çështja është se ju keni një shtet të vogël, me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë. A është ky vërtet investimi më i mirë që mund të bëni? Këtu nuk bëhet fjalë për Gjermaninë, e cila mund të prodhojë armë në një shkallë më të madhe, por, njëkohësisht, ka mjaft fonde për të mbuluar edhe aspektet sociale të shtetit”, thotë Kartsonaki.

Koloneli Wojcik thekson se buxheti i kufizuar i mbrojtjes e detyron Kosovën të veprojë me kujdes maksimal, duke investuar burimet në mënyrë të zgjuar. Ai nënvizon nevojën që përpjekjet në industrinë e mbrojtjes të koordinohen ngushtë me aleatët kryesorë dhe të shmangen partneritetet që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal ose përafrimin me Perëndimin.

Për të qenë efektiv, ai thotë se sektori i mbrojtjes duhet të funksionojë sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë transparencën, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Mendoj se Kosova ka treguar rezultate të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin dhënë ndihmë për kaq shumë vite për sigurinë Kosovës, nëse do të kishte shqetësime për korrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është një shenjë e mirë, dhe përpjekja për prodhimin e municioneve duhet të ndjekë të njëjtin model - duke u mbikëqyrur nga NATO-ja dhe partnerët kryesorë, si SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndaj, rreziku për keqmenaxhim është shumë i ulët”, thotë Wojcik. 

Shtetet e Bashkuara kanë në Kosovë kampin Bondsteel, që shërben si baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan. NATO-ja ka ende mbi 4.000 paqeruajtës - kryesisht në veri të vendit, ku, në dy vjetët e fundit, janë shënuar tensionet më të rënda etnike që nga shpallja e pavarësisë, më 2008.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e armatosur lehtë, por që nga ardhja e Kurtit në pushtet në vitin 2021, buxheti i mbrojtjes ka shkuar duke u rritur.

Edhe në nivel global, të ardhurat nga industria e armëve janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024 - nxitur nga shpenzimet e larta ushtarake për shkak të luftërave në Ukrainë dhe në Gazë, si dhe tensioneve gjeopolitike rajonale dhe globale. Sipas Institutit SIPRI, shitjet e armëve dhe shërbimeve ushtarake janë rritur për 5.9 për qind vitin e kaluar, duke arritur një rekord prej 679 miliardë dollarësh.

Me fjalët e kolonelit Wojcik, prodhimi i municioneve në Kosovë mund të jetë në dobi edhe të aleatëve të NATO-s, përfshirë Ukrainën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë