Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet e parakohshme nacionale më 28 dhjetor.
Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull.
Në takim u diskutua edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.
Presidentja theksoi urgjencën e heqjes së masave të BE-së të cilat padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Osmani ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese më 2023 që përfshinin suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë, suspendimin e vizitave bilaterale, programimi i fondeve. Vendi ynë mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik 2023 në vlerë 2.1 miliardë euro.
Gjatë një vizite këtë vit në Kosovë, shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tha se BE-ja ka nisur t’ia heqë gradualisht masat, por nuk dha më shumë detaje.
Është raportuar se masat që kanë nisur të hiqen kanë të bëjnë me MSA, paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
5 Dhjetor18:24
PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare t...
KOSOVA
5 Dhjetor17:18
Analisti i njohur amerikan: Stabiliteti në Ballkan mbahet përmes korrupsionit
Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të m...
KOSOVA
5 Dhjetor15:13
Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë për të penguar Serbinë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli përsëri për marrëdhëniet me Kroacinë në një paraqitje televizive, ...
KOSOVA
5 Dhjetor14:50
Betohen kryetarët e rinj serbë të komunave në veri të Kosovës
Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjet...
KOSOVA
5 Dhjetor10:03
Policia serbe arreston një shqiptar, iu gjet një flamur i UÇK-së
Në pikën kufitare të Merdares, policia arrestoi një shtetas shqiptar, furgoni i të cilit mbante një flamur të kuq me shenja...
KOSOVA
5 Dhjetor09:31
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të...
KOSOVA
4 Dhjetor19:26
NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri
NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk t&eum...
KOSOVA
4 Dhjetor14:32
Sulmi ndaj KFOR-it, serbi pranon fajësinë! Lubisha Milkoviç, dënohet me 2 vite burg
Lubisha Milkoviç është dënuar me dy vite burg dhe 14 mijë euro gjobë pasi pranoi fajësinë për sulmet ndaj KFOR-...
KOSOVA
3 Dhjetor23:28
Nga akuzat për tradhti te kërcënimi, të tjera detaje nga vrasja e gruas shqiptare nga bashkëshorti
Një grua u gjet e vdekur në një shtëpi në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto, në provincën e Ank...
KOSOVA
3 Dhjetor21:39
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në SHBA: Serbia ta njohë sovranitetin e Kosovës
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perë...