
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës.
Sveçla shkroi në rrjetet sociale se ka nënshkruar themelimin e grupit punues, që sipas tij, do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteteve për funksionimin e Xhandarmërisë, si Agjencion i MPB-së.
“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Sveçlës, krijimi i Xhandarmërisë do të forcojë kapacitetet shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe neutralizimin e kërcënimeve “që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.
Xhandarmëria është një forcë e sigurisë me karakter ushtarak që kryen detyra policore. Në disa shtete mund të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme, në të tjera pjesë e forcave të armatosura.
Shumë shtete kanë xhandarmërinë e tyre, përfshirë edhe fqinji verior i Kosovës, Serbia, xhandarmëria e së cilës funksionon në kuadër të policisë.
Xhandarmëri kanë edhe shtete të tjera, sikurse Franca, shtet anëtar i NATO-s.
Shembull, Xhandarmëria e Francës është forcë ushtarake që ka për detyrë sundimin e ligjit, ka juridiksion të plotë mbi popullatën civile dhe është përgjegjëse për sigurinë publike, rendit publik dhe ndërvepron me forcat policore dhe ushtarake brenda dhe jashtë vendit. Ajo luan rol në menaxhimin e krizave dhe merr pjesë edhe në misione paqësore jashtë vendit, por edhe në operacione luftarake.
Në NATO, forcat e llojit të xhandarmërisë përmenden në kuadër të asaj që njihet si policia për stabilitet.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
18 Maj21:35
LDK denoncon sulmet online: Osmani dhe Abdixhiku po denigrohen në rrjetet sociale
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Shkëmb Manaj që ka deklaruar se departamenti ligjor i LDK-së ka dor...
KOSOVA
18 Maj21:08
Foto/ “Mos ma përktheni të ardhmen”, djaloshi me veshje tradicionale ‘rrëmben’ vëmendjen në protestën në Shkup
Mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të mbështetur edhe nga të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, kanë protes...
KOSOVA
18 Maj17:52
"Gjuha shqipe amanet" - Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuh&eu...
KOSOVA
18 Maj17:25
“UÇK, UÇK, UÇK”/ Shkupi vishet kuqezi, studentët shqiptarë në RMV mbushin rrugët kryesore
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po protestojnë ditën e sotme në Shkup, për gjuhën shqipe. Protest&...
KOSOVA
18 Maj16:43
Nis grumbullimi për protestën për gjuhën shqipe, studentëve në Maqedoninë e Veriut i bashkohen dhe ata nga Kosova
Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në protestën për gjuhën shqipe. Kësaj proteste ...
KOSOVA
18 Maj09:13
Tre palë zgjedhje për 16 muaj: Kosova në krizë politike dhe ekonomike
Kosova po hyn sërish në një proces zgjedhor që, në vend të zgjidhjeve, po prodhon një tjetër kapitull të pasiguri...
KOSOVA
17 Maj16:26
Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë listën
Mbi 99 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë pranuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshm...
KOSOVA
17 Maj11:38
Operacion në veri të Kosovës, zbulohen armë dhe municione
Janë sekuestruar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë...
KOSOVA
16 Maj19:06
EMRI/ Gjendet pa shenja jete 29-vjeçari në Ferizaj, policia nis hetimet
Një 29-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rexhepi, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të shtune në f...
KOSOVA
16 Maj10:08
Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim
Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedh...