KOSOVA

Kriza politike në Kosovë/ Osmani: Arsyet pse mora vendimin për të shpërndarë parlamentin

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 21:19

Kriza politike në Kosovë/ Osmani: Arsyet pse mora vendimin për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dhënë arsyet se, pse mori vendimin për të shpërndarë parlamentin, pas mos zgjedhjes brenda afateve kushtetuese të presidentit të ri të Kosovës.

‘Natyrisht që kjo është një pyetje e vazhdueshme e sidomos duke e ditur që sa i përket dekretit për shpërndarje, ajo në asnjë moment nuk ka qenë dëshirë e imja, por detyrim kushtetues, obligim kushtetues. Një formalizim do të thoja i një fakti ekzistent i cili qartë parashihet në kushtetutë dhe për të cilin ne të gjithë, e gjithë skena politike kemi pasur qartësi të plotë kushtetuese deri në natën e fundit. Pra, në qoftë se i shihni deklaratat publike, qoftë të kryeministrit Kurti, qoftë të zyrtarëve të tjerë të partisë më të madhe në vend, qoftë edhe çdo zyrtari tjetër institucional apo edhe të opozitës, që të gjithë një zëri janë pajtuar që në qoftë se nuk kemi president me 5 mars, atëherë vendi automatikisht shkon në zgjedhje, ka shpërndarje të parlamentit. Pra, ky është një fakt kushtetues që më herët asnjëherë nuk e ka kontestuar askush.

Në asnjë moment. Në asnjë moment dhe nuk do të jetë ashtu as tash e tutje. Përkundrazi, sikur dikush të mendonte që ky dekret është nxjerrë për ndonjë interes personal, sikur dikush të mendonte që vërtet vlerësimi ynë ka qenë që bën të ketë edhe 60 ditë shtesë, a nuk do të më përshtatej pikërisht mua që t'i kem edhe ato 60 ditë shtesë?

Nuk ka, nuk ka këtu nervozizëm të momentit, sepse edhe arsyeja pse unë nuk kam dalë në publik deri pasi u kalua afati kushtetues ka qenë për shkak se unë nuk kam dashur në asnjë moment të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ka qenë shumë e qartë që partia fituese ka vendosur të shkojë me emra krejtësisht të tjerë, që të përkrahë emra krejtësisht të tjerë, që mos të përkrahë kandidaturën time dhe përkundër kësaj, unë nuk kam dalë në publik dhe ta tregoj këtë fakt të.

Unë kam qenë e bindur deri në momentin e fundit, pajtim për cilindo emër. Dhe ju e dini, kanë qarkulluar emra të ndryshëm, kryesisht nga parti të caktuara, mirëpo në asnjë moment nuk kam ndërhyrë, nuk kam dalë publikisht, sepse për mua ka qenë e rëndësishme që të kem mundësi që një presidenti të ri t'ia bart detyrën dhe këtë ja kam përcjellur edhe Lëvizjes Vetëvendosje që unë jam gati që jo vetëm t'ia bart detyrën presidentit të ri, këdo që ata e zgjedhin, por në të njëjtën kohë të jem kontakt i atij presidenti edhe për muaj e vite të tëra, t'i bart kontaktet, t'i bart të gjitha mundësitë të cilat i kemi ndërtuar bashkë me ekipin tim gjatë këtyre pesë viteve në presidencë dhe të sigurohemi që projektet e rëndësishme që kanë filluar në mbështetje të Kosovës, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t'ia bartim presidentit të ri.

Pra, të jem në dispozicion të plotë të presidentit të ri, kushdo që do të jetë ai. Kjo ka qenë ajo çfarë kam ofruar unë. E nesërmja, do të thotë, e nesërmja ka qenë nga mesnata në fakt, detyrim kushtetues i cilitdo president që të nxjerrë dekret. Arsyeja e vetme pse unë kam dalur në mëngjes ka qenë sepse ne kemi pasur të paralajmëruar vizitën në familjen Jashari dhe është dashur që të nisem nga Prishtina në orën 9:00 të mëngjesit, prandaj edhe kam dalë në konferencë rreth orës 8:45, sepse pastaj gjatë tërë ditës unë nuk do të kisha mundësi që të shpalos para popullit të Kosovës arsyet e këtij vendimi, i cili po e përsëris, nuk ka qenë i imi.

Është thjesht pasojë, është thjesht formalizim i një pasoje që e ka shkaktuar fatkeqësisht kuvendi. Dhe kemi ardhur në fakt në këtë situatë pa asnjë nevojë. Unë jam e bindur që kjo do të tejkalohej, por megjithatë tash jemi në një situatë krejtësisht tjetër. Por ju e thatë me të drejtë. Në qoftë se vërtet do ta bëja një akt të tillë nga interesi personal, mua shumë më shumë do të më përshtatej sikur t'i kisha 60 ditë shtesë për të biseduar sërish me partitë politike duke filluar nga partia më e madhe, apo të shtyheshin zgjedhjet pafundësisht që unë, në qoftë se e kisha pasur për qëllim të marr pjesë në proces zgjedhor, të kisha kohë të përgatitesha, të ndërtoja struktura.

Pra, në asnjë mënyrë mua nuk më është përshtatur një proces zgjedhor në këtë moment. Njeriu i fundit të cilit do t'i shkonte në interes personal një dekret i tillë, jam unë. Dhe cilido që mendon me kokë të ftohtë, cilido që mendon racionalisht, do ta kuptojë kështu’, tha Osmani ndër të tjera në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë