
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, njoftoi të hënën shefja e grupit parlamentar të kësaj parti, Arbërie Nagavci.
Në një postim në Facebook, Nagavci shkroi se krahas kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit, i kanë kërkuar Gjykatës ta pezullojë përkohësisht dekretin e presidentes deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar. “Është e qartë se Presidentja e Republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit”, shkroi ajo.
Osmani e nxori më 6 mars dekretin për ta shpërndarë Kuvendin, gjë që do ta çonte vendin e zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, ajo nuk ka shpallur zgjedhje ende, informon REL. Ajo e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se 5 marsi ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kanë dështuar t’i përmbushin afatet ligjore.
Nagavci argumentoi se roli i presidentit në këtë proces “është strikt i kushtëzuar dhe aktivizohet vetëm në rrethanat e përcaktuara qartë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”. Më tej, Nagavci ka shtuar se “përpjekjet për të ushtruar kompetenca që nuk janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë jo vetëm që dëmtojnë rendin kushtetues, por rrezikojnë edhe vetë funksionimin demokratik të institucioneve”.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
8 Mars15:34
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?
Shumë shpejt pasi bombat e para ranë mbi Iran - duke ndezur një konflikt që brenda orësh mori përmasa rajonale - autoritetet e Kos...
KOSOVA
7 Mars22:38
Deklarata për Kosovën/ Bytyçi: Grenell paguhet nga Serbia
Enver Bytyçi, profesori dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në “Review”...
KOSOVA
7 Mars16:51
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës: Albin Kurti dëshiron ta kontrollojë çdo institucion!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbështetur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, d...
KOSOVA
7 Mars11:04
Dështimi në zgjedhjen e Presidentit, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Hap prapa për vendin
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Koso...
KOSOVA
6 Mars23:11
BE-ja reagon për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Bashkimi Evropian i ka parë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedh presidentin e ri dhe u shp&e...
KOSOVA
6 Mars21:55
Kriza politike, Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Pas krizës së re institucionale në Kosovë qeveria gjermane thekson rëndësinë e institucioneve për integrimin e vendit n&...
KOSOVA
6 Mars19:11
Haradinaj: Ja datat e mundshme për zgjedhjet e reja në Kosovë
Kryetari i dorëhequr i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione për zgjedhjet e reja, por mund të k...
KOSOVA
6 Mars19:12
Zgjedhja e Presidentit nga populli, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim kërkesën e Kuvendit të Kosovës për kushtetueshmërinë e procedurës
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim kërkesën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, p...
KOSOVA
6 Mars18:18
Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme
Presidenti Donald Trump tha se raketat dhe industria e raketave të Iranit do të “shkatërroheshin plotësisht” kur SHBA-të t&...
KOSOVA
6 Mars18:11
Vjosa Osmani dekret për shpërndarjen e Parlamentit, IDK: Kushtetuesja të flasë para procesit zgjedhor
Instituti Demokratik i Kosovës kërkon që cështja e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duhet t&...