KOSOVA

"Kurti do të bëhet sërish kryeministër"/ Konjufca: Sot do të kemi Kuvend të konstituuar

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 10:11

"Kurti do të bëhet sërish kryeministër"/ Konjufca:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet gjatë ditës së sotme, duke i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura tetë muaj më parë.

“Së shpejti do ta kemi Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë. Prej nesër fillon rrjedhja e kohës për formimin e Qeverisë sepse sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, u shpreh Konjufca para nisjes së seancës plenare.

I pyetur nëse janë zhvilluar negociata me ndonjë parti opozitare për përmbylljen e konstituimit, Konjufca konfirmoi se “negociatat gjithmonë ndodhin, bisedimet gjithmonë ndodhin”, pa dhënë më shumë detaje mbi përmbajtjen apo rezultatin e tyre.

Megjithatë, Vetëvendosje ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se nuk do të votojë asnjë kandidat të propozuar nga Lista Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Lista Serbe, si partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, ka kontestuar më herët procesin e konstituimit për shkak të mospërfshirjes së përfaqësuesit të saj në udhëheqjen parlamentare.

Nga ana tjetër, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se kandidatura e duhur për pozitën e nënkryetarit nga komuniteti serb është Nenad Rashiq, përfaqësues i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

“Rashiq i mori 56 vota në seancën e kaluar. Nevojiten edhe pesë vota nga 52 deputetët shqiptarë”, deklaroi Murati, duke bërë thirrje për mbështetje për këtë kandidaturë në mënyrë që të përmbyllet me sukses procesi i konstituimit të Kuvendit.

Seanca e sotme ka një pikë të vetme në rend dite, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili sqaroi se mungesa e një kandidature apo mosvotimi nuk mund të bllokojë procesin, pritet që Kuvendi të përmbyllë konstituimin dhe të hapet rruga për formimin e qeverisë së re.

Nëse kjo ndodh gjatë ditës së sotme, afati kushtetues për formimin e Qeverisë do të nisë të rrjedhë nga nesër, duke vendosur në lëvizje proceset që do të çojnë drejt krijimit të kabinetit të tretë qeveritar nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë