
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Zulfaj ka qenë këshilltar politik i Kurtit prej marsit të vitit 2021, ndërsa me emërimin e ri e zëvendëson kryenegociatorin e deritashëm, Besnik Bislimin.
Bislimi i ka udhëhequr edhe negociatat e Kosovës me Serbinë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel. Në shkurt të këtij viti, Qeveria pati bërë të ditur se në këtë proces dialogu, Kosova do të përfaqësohet nga Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Përveç rolit si kryenegociator me BE-në, sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por ajo nuk është shqyrtuar ende.
Qeveria Kurti 3 është votuar më 11 shkurt, megjithatë Kosova vazhdon të përballet me paqartësi për shkak të ngrirjes së punës së Kuvendit.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese një dekret të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, në pamundësi për të zgjedhur presidentin e ri.
Osmanit i skadon mandati më 4 prill.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirje të punës së Kuvendit deri më 31 mars, derisa të qartësohet nëse dekreti i Osmanit është shpallur në përputhje me ligjin.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
19 Mars23:19
Aksidenti në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, viktima një 27-vjeçar
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segme...
KOSOVA
19 Mars20:33
"Ndikimi rus përmes Serbisë", SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor
Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet...
KOSOVA
19 Mars19:06
Dalin DETAJE nga lirimi i Gjestit, çfarë pranoi reperi
Një zhvillim i rëndësishëm ka ardhur këtë të enjte nga autoritetet në Prishtinë, lidhur me këngëtarin e n...
KOSOVA
19 Mars15:55
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më pesha e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi për shkak...
KOSOVA
19 Mars12:08
Ushtria serbe stërvitje pranë kufirit me Kosovën, Albin Kurti: Duan të cenojnë integritetin territorial
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj stërvitjeve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësua...
KOSOVA
18 Mars19:13
I akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, Apeli i ul dënimin të akuzuarit
Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Zhivojin Neshiq, duke ia ulur dënimin n...
KOSOVA
18 Mars17:34
“Britmat dëgjoheshin çdo natë”, zbardhet skandali i rëndë i dhunimit të 7 fëmijëve në Prishtinë
Një fëmijë pesë vjeçar ka shkuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë...
KOSOVA
18 Mars15:41
Të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit në Shtime, ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave
Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave nën dyshimin se kishi...
KOSOVA
18 Mars13:02
Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, ku prindërit dyshohet se kanë dhunuar dhe...
KOSOVA
17 Mars23:38
EMRAT/ Tragjedia në Austri, këta janë tre shqiptarët që humbën jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jet...