Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...

Kosova ka vendosur të mërkurën masa mbrojtëse për çmimin e derivateve, pas një rritjeje të menjëhershme të çmimeve të karburanteve në vend, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se e nënshkroi vendimin, sipas të cilit, caktohen fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë.
Sipas vendimit, marzhi tregtar maksimal i lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.
Çmimet e derivateve të Kosovë, vetëm brenda 24 orësh, janë rritur për se paku 14 centë.
Kusari tha se vendimi i saj ishte “i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.
Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është vërtetuar se rritjet e çmimeve nga importi janë pasqyruar menjëherë në çmimet e shitjes.
Përmes kësaj mase, synohet që të ruhet stabilitetin në treg, të parandalohen abuzimet me çmime dhe të sigurohet mbrojtje efektive për konsumatorët, informon REL.
Rritjet e çmimeve të derivateve ndodhën pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon.
Pas këtyre tensioneve, çmimi i naftës Brent, që është standard global, është rritur deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme.
Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.
Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.
Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore. Kosova varet nga importi i derivateve të naftës pasi nuk ka rafineri të saj.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.
Pas çdo krize globale, në Kosovë operatorët ekonomik kanë rritur çmimet e derivateve edhe për sasi të blera më herët me çmime më të ulëta.
Për të parandaluar abuzimet e çmimeve, ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, më 3 mars, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vazhdimin e masave mbrojtëse, për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit në kohë krize.
Një vendim i ngjashëm ishte marr më 16 dhjetor 2025 nga ministrja e atëhershme Rozeta Hajdari, i cili ka qenë në fuqi vetëm 30 ditë.
Kusari tha se vendimi i 4 marsit hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, por nuk tregoi se sa zgjat.
“Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi”, tha ajo.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar të mërkurën ish-shefin e shërbimit sekret të Serbis&eu...
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton – shumë i dashur për popullin e Kosovës – ka treguar se nuk është përdorues i rr...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e...
Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, krye...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosov...
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa tha se ende nuk ka marrëveshje pë...
Lideri i VV-së, Albin Kurti, përfundimisht është tërhequr nga përpjekje e tij për një president konsensual. Ai tashm&e...
Deri më tani nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare për një emër konsensual për president të K...
Në minierën e Trepçës, punëtorët e galerisë së 11-të kanë nxjerrë një kristal të madh dhe t&e...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën. Lajmin e ka bërë të d...