Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten të bllokuara në të kaluarën, duke paralajmëruar se retorika përçarëse dhe polarizimi nuk ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë evropiane. Sipas Merzit, mosprogresi në dialogun Prishtinë – Beograd po e mban peng të gjithë rajonin, duke bërë thirrje që urgjentisht të ketë përparim.
Në fjalimin hapës të Samitit të Procesit të Berlinit, Merz ka theksuar se, nëse synohet një e ardhme më e mirë për brezat e rinj, vendet e rajonit duhet t’i shmangin gjuhën e urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, duke aluduar te Serbia dhe homazhet e saj për Ratko Mlladiqin.
“Retorika përçarëse dhe polarizimi në rritje nuk mund të na çojnë drejt një Evrope më prosperuese, dhe historia nuk do ta vlerësojë mirë këtë shoqëri në këto kohë komplekse. Në vitin 2008, Procesi i Berlinit refuzoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, nuk duhet t’i hedhim benzinë atij zjarri, por duhet t’i përmbahemi bazës evropiane. Kjo ka të bëjë edhe me normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë–Beograd, që po pengon përparimin e të gjithëve. Ne inkurajojmë urgjentisht përgjegjësi dhe përparim në këtë drejtim”, ka thënë Merz.
Ai ka shtuar se retorika përçarëse dhe polarizimi në rritje e vështirësojnë realizimin e përfitimeve që sjell bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian.
Merz ka theksuar se qasja në Bashkimin Evropian është një synim i arritshëm nëse vendet e rajonit janë të vendosura të zbatojnë reformat e nevojshme. Sipas tij, ndryshimi duhet të vijë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa suksesi varet nga bashkëpunimi mes tyre.
Ai ka përmendur përparimin e arritur gjatë 12 vjetëve të Procesit të Berlinit në fushën e lëvizjes së lirë, investimeve, turizmit dhe shërbimeve digjitale, duke vënë në pah rëndësinë e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal.
“Qasja në BE është realiste nëse jeni të vendosur. Ia vlen të bëhen të gjitha përpjekjet. Rajoni është në lëvizje dhe ka mundësi për ndryshim, por ky ndryshim duhet të vijë nga brenda vendit dhe nga brenda rajonit. Kjo është një nga idetë themelore të Procesit të Berlinit: ta sjellë Ballkanin Perëndimor në tryezë, të kërkojë reforma brenda vendeve dhe të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe pajtimin.
Ju do të jeni të suksesshëm vetëm nëse punoni së bashku. Për 12 vjet, kemi arritur të avancojmë mobilitetin, investimet, turizmin dhe shërbimet digjitale. Kjo mund të tingëllojë si diçka e vogël, por nuk është e tillë. Kjo do të thotë se një dentist nga Shkupi mund të punojë në Tiranë ose një kompani nga Novi Sadi mund të hapë një degë në një vend tjetër. Pra, një treg i përbashkët rajonal është më i mirë sesa një treg i kufizuar në një vend të vetëm”, ka thënë ai.
Kancelari gjerman ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se procesi kërkon përparim dhe përgjegjësi nga palët. Ai ka theksuar gjithashtu se dhuna nuk mund të jetë opsion, as në protestat në Bashkimin Evropian dhe as në ato në Ballkanin Perëndimor.
“I shohim protestat në të gjithë rajonin, por edhe përtej tij. Këto protesta na japin një mesazh: duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe të sigurohemi që qytetarët të përfitojnë prej tij. Më lejoni të jem i sinqertë në dy aspekte.
Së pari, kur përballemi me protesta në BE dhe këtu në rajon, dhuna nuk mund të jetë opsion për asnjërën palë. Së dyti, realizimi i të gjitha këtyre përfitimeve është sigurisht i vështirë kur mbetemi të bllokuar në të kaluarën”, vijoi Merz.
Merz ka riafirmuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se qytetarët duhet të përfitojnë konkretisht nga ky proces, veçanërisht pas idesë për integrim gradual./KOHA
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Jakup Krasniqi ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga mjekët në Hagë, duke bërë të ditur se n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë detaje nga takimi në Mal të zi n&eu...
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka kritikuar me gjuhë të ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke ...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar&r...
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtr...
Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka njoftuar gjithashtu edhe Kryes...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kë...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kërc...
Zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka deklaruar se progresi ...