Partitë opozitare në Kosovë kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një raund të ri takimesh.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë me dije se çdo bashkëbisedim duhet të shtyhet deri më 31 mars, kur pritet të publikohet verdikti i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Partia Demokratike e Kosovës, duke falënderuar për ftesën e Kurtit, ka theksuar se duhet të respektohet procesi institucional dhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Megjithatë, në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur Masë të Përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim, PDK vlerëson se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës, i cili pritet deri më 31 mars dhe që do të qartësojë hapat e mëtejmë institucionalë. Partia Demokratike e Kosovës beson se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i procedurave institucionale është mënyra më e përgjegjshme për të garantuar stabilitet politik dhe institucional në vend”, është thënë në komunikatën e VV-së.
Edhe kryetari i LDK-së tha se është i gatshëm ta takojë Kurtin, një orë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, por jo më herët.
“Duke qenë se çështja e zgjedhjes së presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj”.
Ndërsa, Besnik Tahiri i AAK-së ka deklaruar se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për takime me opozitën në çështjen e presidentit, sipas tij, është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë, dhe njëkohësisht, siç tha ai, për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar më herët se kishte planifikuar takime të reja me liderët e opozitës për fillimin e javës së ardhshme.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
13 Mars19:54
Kurti fton opozitën për takime rreth zgjedhjes së presidentit, ekspertët skeptikë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të premten se do të ftojë opozitën për takime javën e ardhshme për t&eu...
KOSOVA
13 Mars16:58
A do të shkojë Kosova sërish në zgjedhje? Kurti: Do të ftoj opozitën për takime të reja në lidhje me zgjedhjen e Presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për ...
KOSOVA
13 Mars12:20
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Serbia blen raketa sepse ka synime hegjemoniste ndaj fqinjëve
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që...
KOSOVA
13 Mars09:43
Akuzohet për tri vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur ndrysh...
KOSOVA
12 Mars23:07
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani një rol n&e...
KOSOVA
12 Mars23:04
"Ne po përgatitemi për sulmin e tyre", Vuçiç viktimizohet për aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë...
KOSOVA
12 Mars19:35
Analiza e REL: Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit ...
KOSOVA
12 Mars17:00
Trump kërkon të tërheq trupat amerikane,kongresmenët të shqetësuar: Pa praninë e KFOR, Kosova rrezikon stabilitetin
Një grup kongresmenësh amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shq...
KOSOVA
11 Mars22:58
VIDEO/ Momenti kur policia e Kosovës arreston në mes të rrugës të akuzuarit për fajde prej 1 milion eurosh
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale...
KOSOVA
11 Mars22:35
Emri/ I dënuari me rrezikshmëri të lartë arratiset nga burgu i Dubravës
Një i dënuar për vrasje është arratisur nga Burgu i Dubravës, pasi nuk është kthyer më në institucion pas leje...