KOSOVA

Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës, besimi me aleatët hap dyer ndërkombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 22:00
Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin Trump, ftesën për Samitin e NATO-s dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes.

Osmani theksoi se gjatë gjithë karrierës së saj politike nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pazare që dëmtojnë interesin e Kosovës. ‘Ka ndodhur e kundërta. Aleatët tanë e dinë shumë mirë se janë takuar dhe kanë biseduar me mua si presidente’, tha ajo.

Osmani: Jo vetëm për këto 5 vite e gjysmë, por asnjëherë gjatë angazhimit tim politik, nuk kam bërë e as nuk do të bëj pazare në dëm të interesit të Kosovës. Në fakt ka ndodhur e kundërta dhe të gjithë aleatët tanë e dinë shumë mirë, që kanë biseduar me mua, më kanë ftuar mua dhe më kanë takuar si presidente.

E para, për shkak se vërtet nuk kam bërë kurrë pazare, as në dëm të sovranitetit, as në dëm të integritetit territorial, as në dëm të kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës dhe parimit të unitaritetit të shtetit, por i kam mbrojtur ato me argumente që edhe ata i akceptonin. E dyta, për shkak se edhe kur nuk pajtoheshim me ta, unë i trajtoja përsëri si aleatë. Asnjëherë duke tentuar t'i mashtroj, asnjëherë duke tentuar t'i manipuloj, asnjëherë duke u premtuar gjëra që nuk do t'i nuk do të mund t'i mbaja më pastaj. Dhe aleatët, sikurse në jetë, në fakt edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, parimi më i rëndësishëm në këto raporte është besimi. Dhe ajo çfarë kemi arritur ne si presidente, si ekip, bashkë me ekipin time, është ta ndërtojmë besimin.

Mos ta harrojmë edhe një fakt. Në Kosovë tradicionalisht presidentët kanë qenë shumë më të angazhuar në politikën e jashtme sesa kryeministrat, tradicionalisht. Pra, unë nuk do të thoja që ka qenë çështje e izolimit të kryeministrit. Ka qenë thjesht zbatim i kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë, edhe në të kaluarën, qoftë për samite, qoftë për angazhime të tjera, e kanë ftuar presidentin e vendit.

Natyrisht që ne kemi arritur që shkaku i këtij besimi të ndërsjelltë që kemi arritur me aleatët, që t'i hapim dyert për Kosovën në forume dhe samite ku Kosova s'ka qenë e ftuar kurrë. Llogariteni, Kosova është ftuar në samitin e NATO-s, pa qenë anëtare e NATO-s, pa qenë në PFP, në partneritetin për paqe, pa e pasur statusin e vendit partner. Dhe kam qenë presidentja e vetme pa këto që jam ftuar nga presidenti Biden të marr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington DC. Jemi ftuar në bordin e paqes, si një ndër shtetet ku kontributi i Kosovës është vlerësuar dhe Kosova është ngritur në piedestal, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri të marrëdhënieve tona ndërkombëtare dhe duke fuqizuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, sepse aty jemi me shtete që nuk na kanë njohur dhe Amerika na ka siguruar, na ka garantuar që fakti që ato shtete nuk na njohin, në asnjë moment nuk do të na vendosë neve në pozitë të pabarabartë, por do të trajtohemi si shtet i barabartë, si shtet që nuk mund të na bllokojë askush.

E llogariteni, ne për vite të tëra jemi bllokuar nga Rusia në Kombet e Bashkuara, u bllokuam shkaku i Serbisë në Këshillin e Evropës. Pra, kjo ka qenë një shans i jashtëzakonshëm që Kosova të prosperojë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të hapë kapituj të ri me gjithë botën. Po, në anën tjetër, kryeministri, edhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e udhëheq dialogun. Unë ia kam besuar plotësisht këtë udhëheqje dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk ka dërguar përfaqësues të vetin në dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pasur përfaqësuesin e vet në dialog, kur kryeministri Mustafa e udhëhiqte atë. Edhe presidentja Jahjaga ka pasur përfaqësuesen e saj në dialog.

Unë kam qenë e vetmja që s'ka dërguar përfaqësues në dialog, duke treguar kështu besim të plotë në kryeministrin. Përkundër faktit që shumë prej marrëveshjeve, shumë prej gjërave që i ka arritur atje, unë pastaj i kam kuptuar nga mediat. E përkundër faktit që shumë gjëra për të cilat ai është pajtuar atje, e ka ditur paraprakisht që unë nuk pajtohem me me ato qëndrime. Por nuk i kam ndërhyrë në punë, përveç rasteve kur ai ka kërkuar komente nga ana ime dhe ato komente ia kam dhënë me shkrim, ia kam dorëzuar dhe ka ditur qëndrimin tim. Edhe për nenin shtatë të marrëveshjes së Brukselit, edhe për aneksin e Ohrit, edhe për statutin e asociacionit, për të gjitha këto, sepse janë edhe publike, pra nuk ka asnjë gjë të fshehtë’, tha ndër të tjera, presidentja e Kosovës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë