Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se përgjegjësia për vonesën e formimit të Qeverisë u takon partive politike.
Osmani, e pyetur nga mediat për seancën që ende nuk është thirrur, tha se me rëndësi është që seanca të ftohet brenda afatit kushtetues, e pastaj përgjegjësia është në duart e partive politike.
“Ftesa si seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve dhe jam e bindur që ajo do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese për formimin e qeverisë. Ndërsa nga ana tjetër, nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati dhe pastaj është në duart e deputetëve, partive politike se çfarë diskutojnë. Këto janë procese që nuk kam ndërhyrë më parë dhe nuk mund të ndërhyjë as tani. Kam pasur shpresë që do të ftohet më herët bazuar në bisedat që kemi pasur”, tha Osmani.
Osmani tha se vonesat nëntë mujore për krijimin e Qeverisë së re nuk janë në përgjegjësinë e saj si presidente pasi në çdo rast ka respektuar Kushtetutën.
“Janë diku vonesa nëntë mujore që as nuk i kam përkrahur e as shkaktuar si presidente. Nëntë muaj i kemi pritur partitë politike, deputetë e Kuvendit. Kam shpresuar se do të tregojnë durim për këto dy javë, për të cilat unë kam respektuar Kushtetutën dhe nuk kam bërë asgjë tjetër, në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi im të shkaktojë ndonjë vonesë. Vonesat janë shkaktuar nga të tjerët. Tash po i vjen fundit gjithë proceseve dhe të shohim të mërkurën se çfarë do të ndodhë”, tha Osmani.
Presidentja është pyetur edhe për punonjësit e RTK-së që prej tre javësh janë pa paga.
Osmani tha se ekipi i saj ligjor ka analizuar mënyrat dhe se kanë ardhur në një konkluzion se mënyra e vetme që kjo bllokadë e buxhetit të kryhet është përmes formimit të komisionit për buxhet dhe financa.
Osmani shtoi se si presidente ka treguar gatishmëri të takohet edhe me parti politike, por sipas saj, në vend se të mirëpritet një iniciativë e tillë, janë arsyetuar secili prej deputetëve që po bllokojnë formimin e një komisioni të tillë.
Osmani tha se me formimin e komisionit, buxheti miratohet për pesë minuta.
“Ka disa javë që ekipi im ligjorë ka analizuar të gjitha mënyrat e mundshme dhe kanë ardhur në konkluzion që mënyra e vetme që kjo të kryhet ligjërisht dhe shpejtë është formimi i komisionit. Si presidente kam treguar gatishmërinë e plotë, kam bërë thirrje publike, kam treguar gatishmëri edhe të takohem me parti politike dhe në vend se të mirëpritet një iniciativë e tillë është arsyetuar secili njeri që po e bllokon formimin e komisionit, kjo është diçka e padëgjuar dhe e paparë për mua, sepse në qoftë se dikush dëshiron që të rregullohet çështja e pagave atëherë kërkesa është tepër e thjeshtë, formohet komisioni sepse kuvendi është i konstituuar tashmë. Edhe ashtu iu bie shkurt me qenë kryetarë të atyre komisioneve ose njëherë apo brenda katër muajve nëse krijohet qeveria, nuk është ndonjë privilegj i jashtëzakonshëm, formohet komisioni dhe për pesë minuta miratohet”, theksoi ajo.
Presidentja u bëri thirrje të gjithë deputetëve pa dallim paritë, që të votojnë planin e rritjes, marrëveshjen me Bankën Botërore, ku janë në pyetje një miliardë euro. / Kosovapress
Gjenerali amerikan Wesley Clark Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili po dëshmon në Dhomat e Specializuara në Hagë, është p...
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme për të zgjedhur Kryetarin e ri. Kjo Konventë vje...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për mediat në Belrin theksoi se për Kosovën anëtarësim...
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestoi sot para Asamblesë Parlamentare të Këshillit t&eu...
Një analizë e publikuar nga Visual Capitalist, mbi bazën e të dhënave të Bankës Botërore dhe “Our World in Data&...
Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste ...
“Të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, thotë Albin Kurti duke përshkruar skenën politike në Kosovë si...
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar klimën politike të krijuar në Kosovë, për të c...
Kosova ditë më parë është bërë anëtare e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC). Anëtarësimi i vendit t...
Nuk do të ngrihen akuza për vdekjen e mbikëqyrësit të ndërtesës në Brooklyn, Burim Havollit, i cili u gjet me ...