KOSOVA

Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e faturimit të ujit!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 09:16

Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e

Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar pa u faturuar. Tani, kjo praktikë e gjatë po shkon drejt fundit.

Banorët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit pritet që gjatë këtij viti të hyjnë për herë të parë në sistemin e rregullt të pagesës.

Kjo do të shënojë një kthesë të rëndësishme për një shërbim që për vite ka funksionuar jashtë rregullave të zakonshme të pagesës, duke krijuar rreth 20 milionë euro detyrime të pambledhura, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica”.

Por, çfarë do të ndodhë me borxhin e akumuluar ndër vite?!

Njëzet e shtatë vjet pa faturë!

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, banorët e katër komunave janë furnizuar me ujë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica”, por pa asnjë mekanizëm faturimi.

Sipas të dhënave të kompanisë, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, vetëm nga viti 2016 deri në vitin 2025, vlera e ujit të shpenzuar ka arritur mesatarisht rreth 900 mijë euro në vit, ndërsa në disa periudha ka kaluar edhe mbi 1 milion euro.

Shpjegimi për këtë situatë nuk lidhet me një faktor të vetëm.

Edhe pse furnizimi është kryer nga KRU “Mitrovica”, mungesa e kontrollit efektiv në terren dhe mosfunksionimi i plotë institucional kanë bërë që të mos vendoset asnjëherë një sistem i rregullt i faturimit dhe inkasimit.

Në vend të pagesës nga qytetarët, kostoja është mbuluar nga buxheti i shtetit përmes subvencioneve.

Në fillim të vitit të kaluar, KRU “Mitrovica” nënshkroi marrëveshje me kryetarët e atëhershëm të katër komunave veriore për fillimin e procesit të faturimit dhe inkasimit të ujit.

Sipas Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), faturimi fillimisht ishte planifikuar të niste në tre muajt e parë të këtij viti.

Por, nga vetë KRU “Mitrovica” konfirmohet se procesi është shtyrë dhe pritet të fillojë në fund të vitit 2026.

Arsyeja kryesore lidhet me mungesën e stafit të rekrutuar dhe organizimin e shërbimit në terren.

“Kompania ka hapur konkurse ku kanë aplikuar 500 persona. Janë punësuar 44 qytetarë serbë, të cilët tashmë janë në proces të integrimit në sistemin teknik, komercial dhe financiar”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për Radion Evropa e Lirë.

Pas kësaj faze bëhet e ditur se do të nisë edhe regjistrimi i konsumatorëve, fushata informuese dhe instalimi i ujëmatësve.

ARRU-ja ka përcaktuar tashmë tarifat që do të vlejnë edhe për veriun: 0.53 euro për metër kub për konsumatorët shtëpiakë dhe 0.69 euro për ata komercialë dhe institucionalë, pa TVSH.

Sipas rregullatorit, këto tarifa janë të njëjta për gjithë zonën e shërbimit të KRU “Mitrovica”, e cila përfshin Mitrovicën e Jugut, Skenderajn, Vushtrrinë dhe katër komunat veriore.

Të gatshëm për të paguar, por kërkojnë transparencë

Në terren, reagimet e qytetarëve janë të ndryshme, por jo refuzuese.

Disa banorë të Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se janë të gatshëm të paguajnë faturat, por kërkojnë qartësi dhe informim paraprak.

“Është normale të paguash. Në çdo vend normal faturat duhet të paguhen”, thotë Andrija Todoroviq.

Ai shton se është i vetëdijshëm që faturat do t’i lëshojë Kosova, duke kujtuar se edhe energjinë elektrike e paguan përmes kompanisë serbe Elektrosever, e cila ka licencë për operim në Kosovë.

“Ne kemi edhe letërnjoftime të Kosovës, prandaj është normale të paguajmë edhe faturat”, shton Todoroviq.

Bashkëvendasja e tij, Ollga Nikolliq, thotë se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë.

“Është koha të fillojmë të paguajmë”, thotë ajo.

Dragani, në anën tjetër, nuk është kundër pagesës së faturave, por thotë se askush nuk i ka informuar për kushtet sipas të cilave do të llogaritet uji i shpenzuar, as se cila kompani do të jetë përgjegjëse për këtë.

“Asgjë nuk është transparente. Ne nuk jemi kundër pagesës, por dikush duhet të na informojë se kujt duhet t’i paguajmë”, thotë ai.

Hap drejt barazisë dhe shërbimeve më cilësore

Ekspertët e sektorit të ujërave e shohin faturimin si një hap të domosdoshëm drejt normalizimit të sistemit.

Afrim Lajçi thotë se kjo pjesë e vendit ka funksionuar jashtë rregullave të sistemit të Kosovës për një kohë të gjatë.

Sipas tij, përfshirja në sistemin e faturimit sjell barazi dhe përmirësim të shërbimeve.

Skender Bublaku vlerëson se të hyrat e reja do ta forcojnë financiarisht Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, duke mundësuar investime në infrastrukturë, zgjerim të shërbimeve dhe përmirësim të furnizimit me ujë në zonat që ende kanë qasje të kufizuar.

Kostoja që u mbulua nga shteti

Për gati tri dekada, uji i konsumuar në veri nuk është paguar nga qytetarët, por, deri në një masë, është mbuluar nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të KRU “Mitrovica”, nga viti 2016 deri më 2022, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar me rreth 5.2 milionë euro për këtë shërbim.

Nga KRU “Mitrovica” bënë të ditur se nga viti 2023, Qeveria nuk ka vazhduar me subvencionim, pasi kompania ka arritur performancë pozitive dhe ka eliminuar nevojën për mbështetje financiare. Megjithatë, nuk u sqaruan faktorët që kanë ndikuar në këtë përmirësim të performancës.

Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara - GAP, Bekim Salihu, thotë se subvencionimi i ujit mund të jetë parë si masë për të garantuar furnizimin dhe stabilitetin, por, sipas tij, ky model nuk është dashur të vazhdojë për kohë kaq të gjatë, sepse ka krijuar standard të dyfishtë.

“Mesazhi për paguesit e rregullt ka qenë demotivues dhe ka dëmtuar kulturën e pagesës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Institucioni i Avokatit të Popullit bën të ditur se, deri më tani, nuk ka pranuar ankesa për këtë çështje, por edhe ai e konsideron të ndjeshme nga aspekti i barazisë dhe diskriminimit.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ai thotë shkurtimisht se, në rast se sigurohen informata relevante ose paraqiten ankesa që kërkojnë trajtim, do të veprojë në përputhje me mandatin e tij.

Një nga pikat më të paqarta mbetet trajtimi i borxhit të akumuluar ndër vite.

KRU “Mitrovica” thotë se faturimi do të nisë nga zeroja, ndërsa për borxhin e vjetër prej rreth 20 milionë eurosh “do të vendoset në të ardhmen”.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e transparencës mund të krijojë perceptim të një amnistie të heshtur.

“... prandaj, qeveria duhet të publikojë shifrat reale dhe të gjejë një skemë tranzitore, të moderuar e të zbatueshme, për trajtimin e borxhit”, thotë Salihu.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të kërkohet të shlyhet edhe borxhi i grumbulluar.

Paralelja me rrymën: Një precedent i njohur

Rasti i ujit ngjan me atë të energjisë elektrike në veri, e cila për vite nuk është paguar dhe është mbuluar nga institucionet dhe qytetarët e tjerë të Kosovës.

Situata ndryshoi vetëm në vitin 2024, kur furnizimi dhe faturimi kaluan te kompania serbe Elektrosever, e licencuar në Kosovë, pas disa marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. /REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë