KOSOVA

Përplasjet Kurti-opozitë dhe beteja për presidentin, analiza e REL: Pse Kosova po shkon sërish në zgjedhje

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 15:09
Përplasjet Kurti-opozitë dhe beteja për presidentin, analiza e

Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është kthyer në nyjën e krizës politike në Kosovë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, por pa garanci se ato do të prodhojnë zgjidhje. Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar – përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë fundi i një zinxhiri të gjatë dështimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, takimet pa rezultat mes udhëheqësve politikë, emrat e propozuar pa konsensus, bojkotimi i seancave dhe përplasjet e vazhdueshme pushtet-opozitë.

Për partinë deri tash në qeverisje, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, përgjegjësia për këtë bllokadë bie mbi opozitën, apo, siç e përshkruan udhëheqësi i saj, Albin Kurti, “bllokun opozitar”, i cili, sipas tij, ka vepruar në mënyrë të koordinuar kundër Vetëvendosjes.

“Të detyrosh një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit, vetëm katër muaj pasi ata në mënyrë plebishitare e shprehën vullnetin e vet, që dikujt nuk i pëlqen… Këta duan ta përshtatin popullin sipas tekeve të tyre, por kjo është e pamundur”, ka thënë Kurti para mbështetësve të tij. Nga këndvështrimi i opozitës së deritashme, Kurti, pavarësisht mandatit të fortë elektoral, ka shmangur kompromisin politik dhe ka zgjedhur përplasjen si mënyrë veprimi.

Sipas Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ai e ka shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin për ta forcuar më tej pozicionin e Vetëvendosjes. “Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik”, ka thënë Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale.

LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia, ka përcaktuar tashmë dy kandidaturat kryesore për garën e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndonëse kjo e fundit nuk është obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet në Kuvend.

Por, në një proces zgjedhor që de facto është nxitur nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto emërime kanë marrë peshë të shtuar politike. Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij, pas prishjes së bashkëpunimit dhe mungesës së mbështetjes për mandatin e dytë presidencial. “Ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën”, ka thënë Osmani në një paraqitje para mbështetësve të saj.

Populli, në fakt, e percepton të vërtetën në mënyrën e vet.

Më 7 qershor, ai do t’u drejtohet kutive të votimit për herë të pestë brenda një viti e gjysmë, nëse përfshihen një palë zgjedhje të rregullta parlamentare, një palë të parakohshme dhe dy runde të zgjedhjeve lokale. Për disa votues në Prishtinë, të anketuar për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, vota mbetet mjeti i vetëm i ndikimit politik, por me gjithnjë e më pak besim në një garë që, sipas tyre, nuk matet më me programe, por me emra dhe llogari personale.

“Unë mendoj që jo veç për president, por as për kryeministër, partitë nuk do të duhej të nxirrnin emra. Ato do të duhej ta nxirrnin programin në plan të parë dhe ai që fiton, ta nominojë një kandidat që mund t’i realizojë ato objektiva”, thotë Behxhet Halili.

“Këtu te ne, lufta me emra… sikur kemi hyrë në njëfarë gare për të realizuar ambiciet e individëve”, shton ai.

“Nëse nuk dalim të votojmë, nuk mund as të kritikojmë, as të përkrahim… Vota është obligim i çdo qytetari”, sipas Elmaze Gashit. “Do të dal të votoj, e për ndryshime ka pak gjasa”, thotë bashkëqytetari i saj, Agim Mjeku. “Unë do të votoj që të mos më humbë vota. Nuk besoj se do të zgjidhet ndonjë gjë, do të shkojmë sërish në zgjedhje. Ky është medimi im”, shton ai.

E, ky është edhe mendimi i Abit Hoxhës, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin Agder në Norvegji, i cili thotë se Kosova rrezikon një cikël të përsëritur krizash politike, për shkak të mungesës së kompromisit mes partive. Ai thekson se sistemi është ndërtuar për bashkëqeverisje dhe marrëveshje politike, jo për dominim, ndaj i konsideron të nxituara edhe kandidaturat për president përpara zgjedhjeve.

“Pozita e presidentit të Kosovës përmbushet përmes Kuvendit të Kosovës dhe kandidaturat për president ‘nuk çojnë ujë në mulli’ të kompromisit politik”, thotë Hoxha për Exposenë. Në këtë kontekst, ai e sheh veprimin e LDK-së me Osmanin më shumë si lëvizje të drejtuar nga interesat e brendshme partiake, sesa si kandidaturë reale që prodhon kompromis. “Është një emërtim kryekëput për konsum politik, nuk është praktik, sepse presidenti duhet të zgjidhet si pjesë e kompromisit politik dhe duhet të negociohet. Nuk mund të kesh një kandidat për president që të negociohet kandidati për president”, thotë Hoxha.

Në një situatë – në dukje të ngjashme – Osmani ka qenë edhe në vitin 2021, atëkohë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ajo i është bashkuar garës zgjedhore në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit, duke synuar postin e presidentes, ndërsa Kurti atë të kryeministrit. “Sot dhe për katër vjetët në vijim, por edhe përtej këtyre katër vjetëve, ne jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, për të ndërtuar një shtet që prioritetizon arsimin dhe shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e secilit dhe secilës nga ju, duke siguruar një rimëkëmbje ekonomike të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inovative”, ka thënë Osmani më 14 janar 2021.

Synimet e tyre për postet kryesore u realizuan pas zgjedhjeve të 14 shkurtit atë vit, por partneriteti politik nisi të lëkundej edhe para se të përmbyllej një mandat.

Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, modeli i vitit 2021 ka qenë i paprecedent dhe thelbësisht simbolik, pasi në një sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk përcaktohet në kutitë e votimit, por përmes marrëveshjeve politike në Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon këtë logjikë. “Patëm apo nuk i patëm këta emra, konfigurimi, rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se si këto forca politike do të navigojnë rreth njëra-tjetrës. Si një gjë simbilike mund të ketë efekt tek elektorati, por jo domosdoshmëritsht është zgjidhje e krizës politike nëse e kemi një emër paraprakisht”, vlerëson Emini për Exposenë.

Ajo shton se Osmani, për më tepër, nuk ka ofertë politike, por kryesisht kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes, çka, siç thotë, mund të përfundojë duke e forcuar këtë të fundit. Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashkëpunimit me Nismën dhe mungesën e prurjeve të reja politike, mund të ndikojë në rritjen elektorale të Vetëvendosjes. “Nëse potencialisht ndodh që Lëvizja Vetëvendosje, edhe me ndihmën e diasporës, rritet si parti politike, atëherë fuqia e saj negociuese do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë shumë hapësirë për manovara politike siç i kemi parë në dy vjetët e kaluar”, thotë Emini.

Ajo thekson se vetëm në një skenar të tillë do të mund të zgjidhej kriza aktuale, por paralajmëron se ai do të vinte me kosto për pluralizmin politik dhe vetë demokracinë, prandaj nuk do të ishte i shëndetshëm.

Sipas saj, dalja nga ngërçi kërkon vetëm vetëdijesim më të madh nga klasa politike se Kosova është një sistem multipartiak, i ndërtuar me Kushtetutë për të funksionuar mbi bazën e konsensusit. Me Kurtin që këmbëngul në një president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as afër një disponim të tillë mes partive. Ai vlerëson se marrëveshja politike mund të vijë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. “E vetmja mënyrë për të ndërtuar një kompromis politik në Kosovë është një sfidë më e madhe… një problem në veri, një akt kundër shtetit të Kosovës, një sabotim, një kërcënim i madh. Diçka e tillë do të mund ta bashkonte faktorin politik, përndryshe nuk shoh dëshirë politike për kompromis”, thotë Hoxha.

Aktualisht, ushtruese e detyrës së presidentes është kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Me Kushtetutë, ky mandat nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, por nuk përcaktohet qartë se çfarë ndodh nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti me kompetenca të plota. E, një situatë e tillë, sipas një deklarate të Kurtit më 24 prill, pak ditë para shpalljes së zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të përjashtohet plotësisht.“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor dhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët – GUXO, Alternativa e pakicat – nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?”, ka pyetur Kurti.

Ndoshta askujt, ndoshta dikujt, por me siguri jo qëndrueshmërisë politike të Kosovës… ndonëse, sipas Abit Hoxhës, vendi është shndërruar në një një sistem që “funksionon në krizë”, por që në thelb përjeton stagnim. Sipas tij, mungesa e vendimmarrjes strategjike dhe e kompromisit ka krijuar një situatë ku “vendi ecën në vend”, ndërsa humb mundësi zhvillimi dhe mbështetje ndërkombëtare./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë