KOSOVA

Pesë të arrestuarit për Masakrën e 'Reçakut II', ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 16:04
Pesë të arrestuarit për Masakrën e 'Reçakut

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në një konferencë për media lidhur me arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte në Reçak.

Prokurori Ilir Morina, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për rastin e Reçakut dhjetorin e vitit të kaluar, porse ka shtuar se nuk kanë përfunduar hetimet.

Ai ka deklaruar se në hetimet që kanë zhvilluar këto muaj, kanë identifikuar disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të posaçme të Policisë së Serbisë në atë kohë që kanë marrë pjesë në aksionin e 5 janarit të vitit 1999 në Reçak.

“Pasi kemi siguruar prova të mjaftueshme dhe kemi konsideruar se ekziston dyshimi i bazuar lidhur me këta persona dhe kemi bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku kemi kërkuar urdhërarrestin dhe urdhërkontrollin. Gjykata ka aprovuar kërkesën dhe sot në orët e para të mëngjesit së bashku me Policinë kemi zbatuar urdhrin dhe kemi arrestuar pesë persona të përfshirë në Masakrën e Reçakut”, ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë së Hetimeve për krimet e luftës, Bashkim Spahija ka thënë se rasti i Reçakut është jashtëzakonisht i rëndë dhe ka kërkuar angazhim dinamik në kuptimin e hetimit dhe mbledhjes së provave për kryesit e mundshëm të kësaj vepre penale.

“Një pjesë e veprimeve hetimore janë finalizuar në mënyrë të suksesshme vitin e kaluar, ndërkohë që kanë vazhduar edhe hetimet edhe gjatë këtij viti me një njësi që ka qenë e koncentruar kryesisht në këtë rast. Me datën 3 qershor kemi prezantuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal kundër 6 personave të dyshimtë. Në rrjedhë procedurale me kërkesë të prokurorit të rastit është kërkuar urdhërkontrolli. Me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij kontrolli, Policia ka bërë një plan operativ që është emërtuar ‘Reçaku II’”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se angazhimi në terren në implementimin e këtij plani operativ ka filluar sot në orën 6 të mengjesit, ku janë arrestuar pesë persona.

Personat e arrestuar janë N.B. nga Shtëprca dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i dytë S.J, banues në Shtërpc ish-polic i Ministrisë i Punëve të Brendshme të Serbisë. B.P Shtërpcë ish-polic i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që është arrestuar në Merdar. I dyshuari katërt S.N. banues në Shtërpcë dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i pestë S.S banues në Gjilan dhe punëtor në shërbimet postare në Serbi, dhe pjesë e formacioneve policore në Policinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në kohën  e kryerjes së veprës penale.

Ai ka  bërë të ditur se është realizuar kërkim edhe për një ish-polic serb në Shtëprcë por i njëjti nuk është hasur në vendbanim dhe nuk është arritur të arrestohet.

Ka shtuar se janë sekuestruar armë, pjesë të ndryshme të uniformave, pranga, 43 fishekë, maskë për mbrojtje nga mjetet kimike, dokumentacione që konfirmojnë angazhimet në MPB-në e Serbisë, katër telefona mobilë, mbi 30 mijë euro, mbi 400 mijë dinarë serbë si dhe gjësende tjera. /Koha/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë