Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se shpreson që presidenti i ri të zgjedhet brenda afatit kushtetues, në të kundërtën ajo do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të reja.
Një ditë më parë ajo deklaroi se është e hapur për të ndihmuar, nëse mundet, për çështjen e presidentit.
Ajo sqaroi më 8 prill pas mbledhjes së kryesisë, se në cilësinë e kryetares së Kuvendit është e gatshme që të kontribuojë duke organizuar takime dhe diskutime me grupet parlamentare, nëse ato vlerësojnë se takime të tilla janë të nevojshme.
“Unë mirëpres vazhdimin e takimeve që kanë ndodhur në ditët që lamë pas. Urojmë që t’i lëmë anash të gjitha dallime dhe të jemi bashkë që ta gjejmë një zgjidhje për presidentin. Uroj që të mos vijë situata që si ushtruese e detyrës së presidentit të shpall datën e zgjedhjeve sepse siç e dini me aktgjykimin e Kushtetueses, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë kur ne përmbushim afatin dhe nuk zgjedhim presidentin”, tha Haxhiu.
Sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në mars, deputetët kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
“Prandaj, nëse ju duhem grupeve parlamentare unë jam në shërbim të tyre të ndihmojë me takime. Por, mendoj që e rëndësishme është që të gjitha grupet parlamentare dhe partitë që përfaqësohen në Kuvend të dëshmojnë vullnet për ta gjetur një zgjidhje për presidentin”, theksoi Haxhiu.
Ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që njëherësh është kryeministër i Kosovës, u takua me Lumir Abdixhikun, kreun e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës. Megjithatë, gjatë takimit nuk u arrit ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit, por është paralajmëruar se takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i përfundoi mandati më 4 prill, dhe në bazë të Kushtetutës, Haxhiu ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
Pasi dështuan të prodhonin ndonjë marrëveshje takimet me LDK-në dhe PDK-në, LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.
Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria. Më pas gjykata doli me aktgjykim, duke caktuar 28 prillin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë. /REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
8 Prill13:10
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një kamion ka marrë flakë sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Duhlës.
Mësohet se ...
KOSOVA
7 Prill21:47
Osmani: Kurti vlerësonte punën time, u befasova që nuk do më President që merret me politikë të jashtme
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas përfundimit të mandatit të saj si kreu i shtetit.
Osmani ka treguar se gjatë pre...
KOSOVA
7 Prill17:35
Ngërçi politik në Kosovë/ Spahiu: Presidenti konsensual i pamundur, zgjidhja kalon nga marrëveshja VV-LDK
Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç politik për shkak të pamundësisë për të zgjedhur presidentin e ri...
KOSOVA
7 Prill09:39
Thellohet ngërçi për presidentin, LDK-ja s’pranon kandidat të LVV-së, kurse PDK-ja vendos kushte
Situata politike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet për zgjedhjen e presidentit ende nuk kanë prodhuar marrëveshje m...
KOSOVA
6 Prill22:27
Emri/ U kap me 4.4 kg kokainë, i riu u tradhtua nga miqtë: Jam i habitur s’i u zbulova nga policia!
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për posedim të 4.4 kilogramëve kokainë ndaj tre të pandehurve.
Një ...
KOSOVA
6 Prill22:24
Hajduti shqiptar i fiksuar pas grabitjes së xhamive
Një person i panjohur dyshohet se ka qenë autor i dy rasteve të njëpasnjëshme në objekte fetare në Kamenicë, ku në ...
KOSOVA
6 Prill21:58
VIDEO/ Publikohen pamjet, momenti i plagosjes së dy personave në një lokal nate në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtin&...
KOSOVA
6 Prill19:13
VIDEO/ Aksidenti i pazakontë në Kosovë, momenti kur automjeti përfundon në liqen
Një aksident ka ndodhur sot në Gjilan, ku një veturë ka përfunduar në Liqenin e Livoqit pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrol...
KOSOVA
6 Prill14:03
Kurti: Jemi të vendosur t’i shmangim zgjedhjet e reja, nuk janë zgjidhje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherësh edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja ka zhvilluar një takim për dy orë me k...
KOSOVA
6 Prill13:45
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje për çështjen e presidentit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar të hënën se ende nuk është arritur një marr&e...