KOSOVA

Ngërçi politik në Kosovë/ Spahiu: Presidenti konsensual i pamundur, zgjidhja kalon nga marrëveshja VV-LDK

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 17:35
Ngërçi politik në Kosovë/ Spahiu: Presidenti konsensual i

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç politik për shkak të pamundësisë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, por një zgjidhje duket se po afrohet në horizont.

Sipas politologut Nexhmedin Spahiu, gjetja e një figure konsensuale është praktikisht e pamundur, ndërsa rruga më e mundshme për daljen nga kriza është një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke folur mbi situatën në një intervistë në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Spahiu argumentoi se ideja e një presidenti konsensual, i cili do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët, është joreale.

Nexhmedin Spahiu: E para është e pamundur që të ketë një, një konsensus të partive politike për një emër që do të quhej president konsensual. Nuk ka figura të tilla në Kosovë, sepse, e para, një njeri i tillë për president do të duhej të ishte inferior karshi liderëve politikë. Sepse nëse do të, nëse ndonjë nga liderët politikë do ta konsideronte më të zotin se vetja e tij ndonjërin për kandidat për president, atëherë nuk do t'ia jepte konsensusin e tij. Dhe tash të gjesh një njeri që është inferior karshi të gjithë liderëve politikë, është pak e vështirë sepse nuk mund të jenë, të gjithë njerëzit publik pak a shumë njihen, edhe të gjesh një njeri të tillë nga anonimati, ndonjë lider mund ta njohë, ndonjë tjetër mund të frikësohet duke mos e njohur. Kështu që prandaj është e pamundur, absolutisht e pamundur zgjedhja e një figure konsensuale për president të Kosovës në këtë kohë.

Ajo çfarë është e pritshme është që të ketë marrëveshje në mes të Vetëvendosjes dhe PDK-së ose mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, në mënyrë që të bënin votat e duhura për ta zgjedhur një president. Dhe , për mendimin tim, më e gjasshme është që të ketë një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, meqënëse 66 votat e Vetëvendosjes dhe 15 të LDK-së e arrijnë këtë numër, 81, madje një më shumë sesa në vitet, dhe të zgjidhet presidenti. Kështu që, besoj që gjasat më të mëdha në këtë rast i ka një kandidat i LDK-së, qoftë kryetari i saj Lumir Abdixhiku, apo, nënkryetari Lutfi Haziri, i cili është më i moshuari dhe më i pjekuri nga të gjithë aktivistët e LDK-së të mbetur tani. Dhe kështu që, shpresoj që kjo të ndodhë. Në të kundërtën, do të duhet të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk prodhojnë ndonjë rrugëdalje nga situata, përkundrazi prodhojnë një futje në ngërç edhe më të madh sesa ky që është tani, dhe do të humbim kohë pa nevojë.

Shpresoj që kjo do të jetë, do të jetë zgjidhja e duhur dhe më në fund edhe Albin Kurti, i cili është tepër koprac, tepër dorështrënguar në bisedime, të lëshojë pe, por edhe LDK-ja të bindet se është në interesin e saj që ëh ta ketë presidentin në mesin e radhëve të saj.

Në mesin e LDK-së ka shumë zëra që janë kundër Vjosa Osmanit dhe e dyta është Albin Kurti ai i cili nuk e dëshiron Vjosa Osmanin, për shumë arsye. Do të ishte ky mandati i saj i dytë dhe ajo tenton edhe pas mandatit të dytë të mbetet në politikë dhe atëherë që në momentin që do bëhej presidente do të vendoste shkelma ndaj Albin Kurtit, në mënyrë që të krijonte një bazë, për partinë e saj. Albin Kurti këtë e ka hetuar me kohë, duke ditur se ajo është një politikane guximshme, edhe karizmatike, por edhe e paskrupullt, e cila ka tradhtuar të gjithë njerëzit që e kanë ngritur në karrierën e saj, domethënë të gjithë ata që i kanë vendosur dorën, i kanë shtrirë dorën për ta ngritur përpjetë në karrierë, të gjithë i ka i ka tradhtuar dhe këtë gjë do ta bënte edhe ndaj Albin Kurtit. Pse, pse mos ta bënte? Prandaj kështu që Albin Kurti e la me kohë atë, domethënë duke, edhe nuk është e pritshme që ajo të jetë më presidente në këtë rrethanë kur Vetëvendosja i ka mbi 51% të votave nga zgjedhjet e kaluara.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë