Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

Koordinatorja nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se deri në mesditë janë raportuar rreth tetë raste si incidente gjatë procesit zgjedhor, por asnjë prej tyre nuk ka përmbajtur elemente të veprës penale.
Në një deklaratë për mediat, Pula konfirmoi gjithashtu se nuk është arrestuar asnjë person për keqpërdorim të votës në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.
“Deri më tani nuk kemi asnjë person të ndaluar për ndonjë vepër penale që ka të bëjë me të drejtën e votimit. Rastet e raportuara janë verifikuar dhe nuk janë gjetur elemente të mjaftueshme për veprim penal,” deklaroi ajo.
Sipas prokurores, në terren janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së votës së lirë dhe ndëshkimit të çdo përpjekjeje për manipulim.
Pula shpjegoi se incidentet gjatë ditës zgjedhore kategorizohen në tri grupe: shkelje administrative, kundërvajtje dhe vepra penale, kjo e fundit e trajtuar nga Prokuroria kur verifikohen elementet e nevojshme ligjore.
Ajo përmendi edhe tri raste të raportuara për fotografim të votës, por sqaroi se pas intervistimit, personat janë liruar pasi nuk është gjetur ndonjë qëllim penal pas veprimit të tyre.
“Çdo person që fotografon votën do të ndalohet dhe do të hetohet për motivin e veprimit. Nëse konstatohet se ka qëllim përfitimi, presioni apo shkelje të tjera, atëherë rasti kalon në kompetencën e Prokurorisë,” shtoi ajo.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka vizituar sot Dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor, ku është pritur nga prokurorja Pula dhe është informuar mbi rrjedhën e procesit dhe masat mbrojtëse të ndërmarra për garantimin e integritetit të zgjedhjeve.
Pas publikimit të një videoje ku dyshohet se profesori i mjohur i neurologjisë, Igor Kuzmanovski, shfaqet duke konsumuar lëndë narkot...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 1...
Nën emocionet dhe entuziazmin e fitores së Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë, një votues nga Rahoveci ka ndërmarrë një...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot pranë një qendre votimi në fshatin Komoran të Drenasit, ku sipas burimeve ...
Tri raste të dyshuara të fotografimit të votës, po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajo...
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masiv...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar vizita në disa qendra votimi në Prishtinë dhe Mitrovicë t&eum...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se, sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja e qytetar&e...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale...
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në qendër të Prishtinës, ku një 29-vjeçar ka qëlluar di...