Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
KOSOVA
Publikohen pamje nga aksioni ku u konfiskuan 45 kg ar
PiranjatPërditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 20:04
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar në Pejë janë sekuestruar mbi 45 kg ar, dhe se, ky inspektorat si dhe institucionet e sigurisë kanë zbuluar shkelje të rënda në tregun e metaleve të çmuara.
Në njoftim shtohet edhe se, aksioni është bërë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës – Njësia Kundër Kontrabandës.
“Tregtimi i metaleve të çmuara pa shenjëzim nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës si dhe pa dokumentacion të rregullt përbën shkelje të rëndë dhe të ndëshkueshme. IQMT paralajmëron të gjithë operatorët ekonomikë se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe ndaj çdo parregullsie do të ndërmerren masa rigoroze ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, tha Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.