8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Përmes një vendimi të publikuar më 5 dhjetor, PZAP-ja tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për refuzimin e rekomandimit për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.
“... Pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 2 dhjetor, certifikohet subjekti politik Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme”, u tha në vendimin e publikuar më 5 dhjetor.
Sipas PZAP-së, vendimi i KQZ-së është “i mangët, jo i plotë dhe nuk i trajton çështjet dhe faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për certifikimin e subjektit politik”.
Ky panel tha se Lista Serbe ka plotësuar kushtet e parapara me ligj për pjesëmarrje në zgjedhje.
Lista Serbe përmes një njoftimi tha se është informuar zyrtarisht nga PZAP-ja se ka pranuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit “të paligjshëm” të KQZ-së.
“Kjo është edhe një fitore e vogël, por e rëndësishme e popullit serb”, tha Lista Serbe. Në mbledhjen e 2 dhjetorit, rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – mori vetëm dy vota për, dy ishin kundër dhe shtatë anëtarë abstenuan.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të vetmit që votuan kundër.
Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Vendimi u kritikua nga Serbia dhe u dënua nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo ishte hera e tretë që Lista Serbe u përball me përpjekje për të mos ia lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale këtë vit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha në Facebook të mërkurën se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe “janë shkurtpamëse dhe përçarëse”.
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë theksoi se “politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor gjithëpërfshirës”.
Jonathan Hargreave, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh se ndihet “i shqetësuar” për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të mos e lejuar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore.
“Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci shumetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, tha Hargreaves në Facebook.
Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë shprehu “keqardhjen për sjelljen penguese të disa anëtarëve” të KQZ-së. “Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”, shkroi ajo në Facebook. Edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, KQZ-ja nuk e kishte certifikuar Listën Serbe. Vendimi më pas ishte rrëzuar nga PZAP-ja. /Rel/
Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të m...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli përsëri për marrëdhëniet me Kroacinë në një paraqitje televizive, ...
Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjet...
Në pikën kufitare të Merdares, policia arrestoi një shtetas shqiptar, furgoni i të cilit mbante një flamur të kuq me shenja...
Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të...
NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk t&eum...
Lubisha Milkoviç është dënuar me dy vite burg dhe 14 mijë euro gjobë pasi pranoi fajësinë për sulmet ndaj KFOR-...
Një grua u gjet e vdekur në një shtëpi në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto, në provincën e Ank...
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar n&eu...