Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje të premten bashkësisë ndërkombëtare ta shtojë trysninë ndaj Beogradit, pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të një serbi të Kosovës nga Xhandarmeria e Serbisë në tokën kosovare javën e kaluar.
Sveçla e vizitoi vendin ku dyshohet se u rrëmbye Millan Vukashinoviqi nga Leposaviqi pranë kufirit me Serbinë.
Dyshohet se Vukashinoviq u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviqit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit.
“Sot e inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë”, shkroi Sveçla në Facebook në një shkrim të cilit i bashkëngjiti edhe fotografi.
Ai shtoi se, në bazë të të dhënave dhe dëshmive “të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe”.
Serbia nuk ka folur fare për këtë rast as pas një jave.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur për incidentin Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, por nuk ka marrë përgjigje.
Një ditë më parë, avokati Ivan Niniq tha se ushtroi padi në emër të Dragana Vukashinoviqit, nënës së Vukashinoviqit, në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple të Serbisë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.
Ai tha se, meqë shteti serb ka heshtur deri tani, ai ushtroi padi kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.
Në kallëzimin penal, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, thuhet se Vukashinoviq kishte një histori të gjatë konfliktesh personale me Millan Radoiçiqin, si dhe se “ka arsye të justifikueshme për të besuar se i dëmtuari është rrëmbyer dhe rrezikohet t’i merret jeta në rrethana të paqarta”.
Sveçla theksoi të premten se Serbia “po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj”.
“Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që ta shtojë presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që të ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese, por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrinin tensione në rajon”, shtoi ai.
Policia e Kosovës tha dy ditë pas incidentit se kishte marrë në pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kishin dhënë informacione se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, kishin plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.
Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
7 Nëntor23:04
“Përshëndeti nënën dhe doli”/ Vrau vëllezërit e gruas, zbardhet dosja për dhëndrin: Si i eliminoi dy burrat në sy të motrës
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit p...
KOSOVA
7 Nëntor21:22
VIDEO/ Përleshje te klubi i shqiptarëve në Zvicër, kosovari që punonte si sigurim theret me thikë, disa të tjerë të plagosur
Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punë...
KOSOVA
7 Nëntor20:26
Rrahu me kabull gruan dhe e kërcënoi: ‘S’guxon me u nda prej meje se ta vras familjen’. Tani vrau dy vëllezërit
Në prill të këtij viti, drejtësia kosovare zgjodhi t’i besojë fjalëve të një dhunuesi. Astrit Isufi, i dënuar...
KOSOVA
7 Nëntor18:17
Përcillet për në banesën e fundit studentja kosovare që vdiq tragjikisht në Tetovë. Gazetarja hedh dyshime te i dashuri
Është varrosur Daorsa Spahija, 24-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Si...
KOSOVA
7 Nëntor17:35
Vrau dy vëllezërit teksa prisnin ngushëllime për babanë, Astrit Isufi dhunoi gruan për gjumin e fëmijëve
Një ditë pas vrasjes së dy vëllezërve në Malishevë, dalin në pah detaje tronditëse për Astrit Isufin, i arre...
KOSOVA
7 Nëntor09:09
Malishevë/ Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëll...
KOSOVA
6 Nëntor23:10
U vra nga dhëndri në derën e shtëpisë gjatë ngushëllimeve për babain, postimi prekës i bashkëshortes së Driton Morinës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga dhën...
KOSOVA
6 Nëntor17:33
Dhëndri vrau vëllezërit e gruas ndërsa prisnin ngushëllime për babanë, prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fsha...
KOSOVA
6 Nëntor13:26
Të shtëna me armë në Kosovë, vriten dy vëllezër!
Një krimi i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gollbovc të Malishevës.
Raportohet se viktimat janë vël...