KOSOVA

"Është afruar pranë shtratit dhe e ka qëlluar"/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 11:32

"Është afruar pranë shtratit dhe e ka qëlluar"/

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.G., shtetas turk, për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 e lidhur me pikën 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Në këtë ditë, M.G. ka privuar nga jeta vajzën e tij, Sh.G., në një akt të rëndë dhune.

Sipas hetimeve, pas përfundimit të ritualit të faljes së namazit, i pandehuri ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi rreth 23 cm, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit, dhe është drejtuar në drejtim të dhomës ku ishin duke fjetur vajzat e tij. Kur viktima Sh.G. dhe vajza tjetër A.R. ishin në gjumë, i pandehuri është afruar pranë shtratit dhe ka sulmuar me thikë viktimën, duke e goditur në qafë.

Kur viktima ka filluar të bërtasë, A.R., vajza tjetër, është zgjuar dhe ka tentuar ta pengojë të pandehurin. Në atë moment, M.G. ka goditur edhe A.R. me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë.

Për shkak të klithmave të vajzave, bashkëshortja e tij, R.G., është zgjuar dhe ka hyrë në sallon, ku ka tentuar ta ndalojë M.G. Gjatë përleshjes që ka pasuar, R.G. ka pësuar lëndime në fytyrë dhe dorën e majtë, por ka arritur ta shtyjë bashkëshortin në dhomën e gjumit dhe ta mbyllë derën për të mundësuar telefonimin për ndihmë.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndihmuar, Sh.G. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën dhe ka propozuar që M.G. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë