Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore. Por, ndërprerjen e operimit për këtë shkak e kanë njoftuar edhe disa nga linjat private.
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore.
Pas njoftimeve nga Trafiku Urban dhe kompania “24 Yjet”, edhe “Prishtina Shpk – Linja 7B” ka bërë të ditur se nga dita e hënë, ndalon tërësisht ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve.
Kompania sqaron se pezullimi vjen si pasojë e moslëshimit të mjeteve financiare nga niveli qendror, gjë që ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj saj.
Në njoftimin e “Prishtina Shpk – Linja 7B” thuhet se bllokimi financiar ka krijuar vështirësi të theksuara, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar shërbimet.
Vonesat në pagesa, të cilat datojnë që nga muaji maj, kanë prekur furnitorët, partnerët dhe proceset teknike të brendshme të kompanisë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e operimit normal.
Pavarësisht performancës së qëndrueshme deri tani, kompania deklaron se kushtet aktuale nuk lejojnë më ofrimin e shërbimit dhe bën apel për zgjidhje të menjëhershme të situatës financiare në mënyrë që transporti publik të rikthehet sa më parë.
“Prishtina Shpk mbetet e përkushtuar të rifillojë punën menjëherë sapo të kryhen obligimet financiare ndaj nesh. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë dje, kryetari Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.
“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi Hekuran Murati.
Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se komunës së Prishtinës i është alokuar buxheti i dhjetorit të premten, por se pushteti nuk ka kryer asnjë pagesë atë ditë.
“Të premten pasdite Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishte kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se ‘i kryejmë të hënën’. Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bënin propagandë antiqeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën”.
Ndryshe Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ndërprerja e qarkullimit të transportit publik i të gjitha linjave po bëhet për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.
Në njoftimin e saj, ndërmarrja shprehu keqardhje për pasojat që kjo ndërprerje mund t’u shkaktojë qytetarëve dhe bëri të ditur se shërbimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat do të mundësojnë shlyerjen e obligimeve financiare të Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes.
Edhe kompania “24 Yjet” ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha linjat urbane.
“Ne kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët udhëtojnë me kompaninë tonë, por përgjegjësia për këtë situatë nuk është e jona”, kanë njoftuar nga kjo kompani.
Ndërprerja e sotme e transportit publik ka lënë mijëra qytetarë pa mundësi qarkullimi, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e tyre të përditshme
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
24 Nëntor12:37
Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet e tij me ekzekutorin
Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të ...
KOSOVA
24 Nëntor11:46
Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademaj, zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ku dhe ka nisur leximi i deklaratës së...
KOSOVA
24 Nëntor11:20
Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, burri qëllon me sëpatë gruan dhe arratiset (Emri)
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua është sulmuar brutalisht me s&e...
KOSOVA
24 Nëntor11:00
U arrestua në Shqipëri për përndjekjen e prezantueses së njohur, telashet për psikiatrin nga Kosova nuk kanë të sosur
Aktivisti Bind Skeja ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime dhe fyerje nga psikiatri Behar Kamberi, gjatë...
KOSOVA
23 Nëntor22:35
Kos: Nuk jam e kënaqur që Kosova do të ketë përsëri zgjedhje, mezi pres të kenë qeveri funksionale
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka folur për Kosovën, duke thënë se s’është e kënaqur që do t...
KOSOVA
23 Nëntor22:23
Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai mesazh të ndjerë: Dy vite nga vrasja e më të dashurës tonë
Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë nesër, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
...
KOSOVA
23 Nëntor21:43
VIDEO/ Kapen rreth 300 kilogramë eksploziv në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka ndaluar sot rreth 300 kilogramë eksploziv sot në pikëkalimin kufitar në Vermicë.
Personi që po i posedon...
KOSOVA
23 Nëntor16:55
Dy rrëfime, një vendim/ Si do të mbahet mend UÇK-ja?
Dy vjet dëshmi, qindra dëshmitarë dhe një gjykatë që do të vendosë se si do të mbahen mend Ushtria Çlirimtar...
KOSOVA
23 Nëntor09:10
Kosovë/ KQZ nis procedurat për zgjedhjet, caktohen afatet për koalicionet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hyrë në fazën përgatitore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare q&e...
KOSOVA
23 Nëntor07:54
Gjenden mbetje të pesticidit të ndaluar Chlorpyrifos, asgjësohen 3 ton tranguj! Do niseshin drejt Sllovenisë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 2 mijë e 900 kilogramë tranguj të konser...