“Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë”, Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u qëllua me plumb gome në sy
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.
Në letër e nisur nga Trumpi, Kosova është përgëzuar për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen e këtij vendi në përpjekjet e SHBA-së për t’i zgjidhur problemet globale në Ukrainë, Gazë dhe vende tjera.
“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, është thënë mes tjerash në letër.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Në këtë linjë, Kosova së fundmi i është bashkuar nismës së Trumpit, Bordi i Paqes, përmes së cilës SHBA-ja synon dhënien fund të konflikteve në botë.
Megjithatë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së me raste janë tensionuar, për shkak të disa veprimeve të Qeverisë paraprake të kryeministrit Albin Kurti që kishin të bënin me minoritetin serb dhe në sytë e zyrtarëve amerikanë ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Për pasojë, SHBA-ja vitin e kaluar e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, pa nisur ende.
Por nga Ambasada amerikane në Prishtinë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në javët e fundit se SHBA-ja është e gatshme të rinisë këtë proces me Kosovën dhe të punojë me Kurtin, i cili javën e kaluar e ka nisur mandatin e tretë si kryeministër.
SHBA-ja ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Shtetësia e saj njihet nga 121 shtete, por sfidë mbetet ende mosnjohja nga katër shtete të NATO-s dhe pesë të Bashkimit Evropian, dy trupa në të cilët Kosova synon të anëtarësohet.
Largohuni ose integrohuni në sistemin arsimor të Kosovës – ky është ultimatumi që i është dhënë nj&eum...
Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale dhe biseda të frytshme gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 62-...
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch e konsideron absurde kërkesën e Prokurorisë për dënim me burgim nga 45...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur këtë të diel për të uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti p&e...
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka tërhequr vëmendjen kryeso...
Dy ditë pas vdekjes së 40-vjeçarit Rastko Joviq nga Surdulica, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë trafik...
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar në Pejë janë sekuestruar mbi 45 kg ar, dhe se, ky inspektorat si dhe instituc...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjev...
Deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar sot në procedurë parlamentare Propozim-Rezolutën p&...