KOSOVA

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 21:10
Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të

U mbajt të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë çështje janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Naim Murseli mohoi çdo përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, duke theksuar se gjatë 11 viteve të martesës kishin pasur marrëdhënie të mira dhe një jetë të lumtur familjare.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vrarë Liridona Ademaj. Kam qenë së paku 20 metra larg, as unë dhe as fëmijët,” u shpreh ai para trupit gjykues, duke e mbështetur mbrojtjen e tij me betimin për fëmijët.

Çështja e vrasjes së Liridona Ademajt u trajtua gjerësisht në emisionin “Në Kohë Reale” të moderuar nga gazetari Flori Gjini, ku të ftuar ishin avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, dhe drejtori i gazetës “Ekskluzive”, Pleurat Salihu.

Të dy sollën analiza të hollësishme mbi procesin gjyqësor dhe dëshmitë e dhëna nga i akuzuari kryesor, Naim Murseli. Syla theksoi se gjykimi ka hyrë në fazën e dhënies së mbrojtjes dhe se deklaratat e Murselit nuk përputhen me provat materiale, duke i cilësuar si të pavërteta.

Avokati i familjes Ademaj u shpreh se për të afërmit e Liridonës është jashtëzakonisht e vështirë të dëgjojnë deklaratat e Naim Murselit, të cilat i cilësoi si gënjeshtra të thëna me gjakftohtësi, pavarësisht provave materiale që e kundërshtojnë versionin e tij.

“Familjarët e Liridonës e kanë shumë të vështirë të dëgjojnë një gënjeshtar tipik, i cili me aq gjakftohtësi, përkundër provave materiale, jep një version të tillë. Megjithatë, ata janë më të qetë sepse janë më të bindur se Naim Murseli do të dënohet me burgim të përjetshëm”, tha avokati.

Megjithatë, sipas tij, familjarët ndihen më të qetë sepse janë gjithnjë e më të bindur se Murseli do të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi çdo provë e paraqitur në gjykatë vërteton përtej çdo dyshimi rolin e tij si bashkëkryes në këtë vepër penale.

“Tani ka filluar dhënia e mbrojtjes së Naim Murselit, ku nga salla janë larguar Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Mbrojtja e Murselit ka përfunduar me marrjen në pyetje sepse është lënë i lirë të flasë për ngjarjen gjatë seancës së pyetjeve. Tani radhën e ka prokuroria për ta marrë në pyetje të tërthortë, por edhe ne si palë e dëmtuar dhe mbrojtës të tjerë për të vazhduar me të akuzuarit e tjerë”, tha Syla.

Ai shtoi se është e pritshme që një i akuzuar që nuk pranon fajësinë të japë versione të tjera, por sipas tij, provat materiale e kundërshtojnë çdo deklaratë të Murselit. Nga ana tjetër, Pleurat Salihu komentoi se dëshmitë e Murselit nuk janë bindëse dhe shpesh bien ndesh me faktet e paraqitura.

“Unë e kam ndjekur gjithë dëshmitë e Murselit dhe nuk kisha dashur të them ndonjë epitet, por ato që ai ka deklaruar ato ditë, përfundimisht ai gjithçka mund të jetë por vetëm njeri nuk është. Ai betohet që nuk ka qenë i pranishëm, por po të marrim deklaratën e fëmijës që thotë se në momentin që kanë qëlluar me armë, babi e ka shtrënguar mamin, atëherë dihet që fëmija thotë të vërtetën, ndërsa ky thotë që nuk ka qenë i pranishëm. Gjithashtu, në provat e fundit shihet shumë mirë që lëviz me veturë dhe ka kontakte me Kushtrim Kokalla. Më pas kemi edhe deklaratën e personit që ka shitur armën. Ai po tenton, i këshilluar nga mbrojtja e tij, ta zvarrisë këtë çështje sikur të mos ketë gisht. Ai pretendon se do të bindë trupin gjykues dhe po tenton të shtyjë procesin, gjë që u pa qartë kur mbrojtja kërkoi ekzaminimin e vendit të vrasjes pas dy vitesh, kur terreni ka ndryshuar”, tha Salihu.

Ai shtoi se Murseli po përpiqet të hedhë poshtë edhe deklaratat e dy të tjerëve që kanë bashkëpunuar për të vrarë bashkëshorten e tij.

“Ky ose nuk është normal ose është një shpirt lig që të deklarojë këto. Ai nuk po kërkon të lehtësojë veten dhe familjen e Liridonës nga kjo ngjarje, por po tenton të marrë një dënim më të ulët”, përfundoi Salihu.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?