
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës të dielën në mbrëmje, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa edhe vetë autorja e ngjarjes ka ndërruar jetë në spital.
Sipas Policisë së Kosovës, burri, identifikuar si Ilaz Brahimi nga Obiliqi, është gjetur i vdekur brenda një makine të parkuar jashtë një shtëpie.
Brenda banesës janë gjetur dy gra me plagë nga arma e zjarrit, njëra prej tyre autorja 31-vjeçare Ardita Gashi dhe gruaja tjetër, Miradije Gashi 73-vjeçe, e afërme e saj, e cila ka ndërruar jetë disa orë më vonë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Po ashtu, ditën e sotme ka humbur jetë edhe vetë 31-vjeçarja pas disa orësh në kujdes intensiv.
Familjarët deklarojnë se Ardita Gashi e cila dyshohet se ishte në lidhje me Ilaz Brahimin, pas vrasjes së këtij të fundit kishte marrë peng viktimën 73-vjeçare, ndërkohë që gjatë sulmit brenda shtëpisë ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e djalit të viktimës së moshuar me fëmijët e saj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se hetimet intensive për këtë rast janë në zhvillim e sipër, ndërsa motivi i vrasjes mbetet ende i panjohur.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
23 Mars11:11
DETAJE/ Po shkonin drejt ndarjes, si 31-vjeçarja futi në kurth të dashurin dhe e vrau! Viktimë edhe gruaja e xhaxhait të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga...
KOSOVA
22 Mars22:02
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Majac të Podujevës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i v...
KOSOVA
22 Mars16:03
Macron –Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, p&e...
KOSOVA
22 Mars16:01
“Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze”/ Analiza e REL: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shtete...
KOSOVA
21 Mars21:09
Vrau vëllanë brenda shtëpisë, zbardhet shkaku i krimit
Ish-futbollisti i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raporto...
KOSOVA
21 Mars19:52
Emrat/ Luftoi kundër Serbisë, vritet nga vëllai futbollist. Detaje të reja nga ngjarja e rëndë
Faruk Isufi nga Klina, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndërruar jetë pas të shtënave me arm&eum...
KOSOVA
21 Mars17:33
Sherr mes vëllezërve, qëllohet për vdekje me armë njëri prej tyre
Një person ka humbur jetën pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë. Viktima, u qëllua gjatë nj...
KOSOVA
21 Mars17:15
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend: gjykata vendos pas 10 vitesh për Albulena Haxhiun dhe të tjerët
Musa Damati, avokat i Pal Lekaj, ka deklaruar se klienti i tij, si dhe ish-deputetet Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë shpallur t&...
KOSOVA
21 Mars15:38
Kosova parandalon manipulimin e çmimeve/ Masa të reja për karburantet dhe ushqimet
Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja...
KOSOVA
20 Mars12:58
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Zulfaj do t&...