LIFESTYLE

Filharmonia sjell ‘Ciklin e plotë të koncerteve për piano’ në 255-vjetorin e lindjes së Ludwig Van Bethoven

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 14:05
Filharmonia sjell ‘Ciklin e plotë të koncerteve për

Për 255-vjetorin e lindjes, Filharmonia e Kosovës ka nderuar gjeniun e muzikës Ludwig Van Bethoven me një koncert artistik që rrallë realizohet edhe në skenat ndërkombëtare. “Cikli i plotë i koncerteve për piano” erdh si një iniciativë për të nderuar jetën dhe veprën e kompozitorit përmes pesë koncerteve të tij për piano dhe orkestër. Në këtë mbrëmje magjike u interpretuan tre prej tyre nga pianistët: Artemida Qarri, Jeta Duminica dhe Pranvera Hoxha, ndërsa cikli pritet të përmbyllet me 7 nëntor me interpretimet e Lirika Pula dhe Misbah Kaçamaku.

Nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovic, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës solli për rreth dy orë muzikë të jashtëzakonshme, duke udhëtuar përmes botës emocionale e krijuese të Beethovenit.

Mbrëmja u hap me “Koncertin për piano nr. 2 në B-dur, Op. 19”, interpretuar nga pianistja Artemida Qarri. Me një ekuilibër të përkryer mes ndjeshmërisë dhe saktësisë, Qarri solli tri kohët e veprës: “Allegro con brio”, “Adagio” dhe “Rondo. Molto allegro” me një interpretim delikat dhe plot dritë, duke ruajtur shkëlqimin e stilit klasik me elegancë dhe finesë artistike.

“Koncert për piano nr.1 në C-dur, Op.15” u dha nga pianistja Jeta Dumnica. Kohët e veprës “Allegro con brio”, “Largo”, “Rondo. Allegro scherzando” sollën mjeshtërinë e orkestrës së Filharmonisë dhe karakterin dinamik të pianistes që tingujve të butë të harkorëve iu jepte energji, elegancë dhe fuqi. Përmes maturisë artistike, solistja Dumnica ka arritur të ndërthur virtuozitetin me elegancën klasike.

“Koncert për piano nr. 4 në G-dur, Op. 58” erdh nga pianistja Pranvera Hoxha, në pjesën e fundit të koncertit, duke sjellë një nga veprat më poetike, të thella dhe të ndjera të kompozitorit. “Allegro moderato”, “Andante con moto”, “Rondo (Vivace)” sollën një përjetim të veçantë muzikor me tinguj të butë, të ëmbël, dramatikë dhe triumfues. Pianistja Hoxha përmes profesionalizmit dhe pjekurisë së saj artistike, ka arritur që në mënyrë përkryer të përcjellë filozofinë e krijimtarisë së gjeniut të muzikës.

Pas koncertit, pianistja Artemida Qarri ka thënë se pjesëmarrja në këtë mbrëmje për të ka qenë një privilegj.

“Sonte kemi interpretuar tre koncerte të Beethovenit. Koncerti nr. 2 ishte koncerti im. Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të luash vepra nga kompozitori Beethoven, sidomos kur bëhet fjalë për një përvjetor kaq të rëndësishëm si ky – 255-vjetori i lindjes së tij. Koncerti nr. 2, në fakt, është koncerti i parë që e ka kompozuar Beethoven, dhe për këtë arsye mbart një karakter disi ndryshe nga të tjerët. Për mua, ky interpretim ishte një përvojë e jashtëzakonshme – një kënaqësi, nder dhe privilegj. Falënderoj drejtuesit e Filharmonisë së Kosovës për ftesën dhe për besimin që më dhanë për të qenë pjesë e këtij projekti të madh”, ka thënë ajo.


Kurse, pianistja Jeta Dumnica ka falënderuar Filharmoninë e Kosovës për këtë përvojë sipas saj të jashtëzakonshme.

“Sinqerisht, ka qenë një ndjesi shumë e veçantë, sepse para katër vitesh kam marrë pjesë në një cikël të Bach-ut. Edhe këtë vit jam ndier shumë e nderuar. Pas katër vitesh, mora pjesë në një cikël jashtëzakonisht të bukur, një koncert shumë të veçantë që nuk realizohet shpesh as në skenat ndërkombëtare. Jam ndier vërtet e privilegjuar për ftesën.

E falënderoj nga zemra Filharmoninë e Kosovës – janë fantastikë, shumë bashkëpunues, dhe kam vetëm fjalët më të mira për bashkëpunimin me ta. Cikli i Beethovenit ka qenë më i vështirë, ndërsa cikli i kaluar ishte më pak sfidues krahasuar me këtë të sotmin. Unë nuk jam një pianiste që performon shpesh në skenë, prandaj kjo përvojë ka qenë mjaft sfiduese, sepse Beethoven është një kompozitor jashtëzakonisht kërkues dhe kompleks” ka thënë Jeta Dumnica.


Ndërsa, solistja Pranvera Hoxha ka thënë se për të ka qenë kënaqësi të interpretoj në një koncert që nderon krijimtarinë e një kompozitori, siç është Bethoven.

“Jam shumë mirënjohëse për ftesën që më ka bërë Filharmonia e Kosovës për të qenë pjesë e kolegëve në interpretimin e ciklit të koncerteve për piano dhe orkestër. Unë interpretova Koncertin Nr. 4, ndërsa koleget e mia luajtën koncertet Nr. 2 dhe Nr. 1, të cilat i përgëzoj sinqerisht për paraqitjet e tyre. Gjithmonë është kënaqësi të ndash skenën me Filharmoninë, pasi të gjithë njihemi, jemi kolegë dhe e shijojmë muzikën së bashku.

Kjo mbrëmje është e veçantë për faktin se për herë të parë në Kosovë interpretohen të gjitha koncertet për piano të Beethovenit. Deri më tani, herë pas here janë luajtur koncerte të ndryshme, por asnjëherë i tërë cikli në tërësi. Ky projekt u realizua në nderim të 255-vjetorit të lindjes së kompozitorit Beethoven. Festa për të ka filluar që në muajin tetor, për të nderuar krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme, dhe për mua ka qenë një kënaqësi e madhe të jem pjesë e kësaj ngjarjeje”, ka thënë pianistja Hoxha.

Dirigjenti Peter Valentovic ka thënë se interpretimi i veprave të kompozitorit të shquar për të ka qenë një përvojë sfiduese dhe jashtëzakonisht e bukur njëkohësisht.

“Vërtet më pëlqen puna me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Është hera e tretë që bashkëpunoj me ta dhe jam shumë i lumtur për këtë. Ne jemi përgatitur për tre javë me radhë, ndërsa javën e fundit kemi punuar intensivisht. Mendoj se ky ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer. Ishte një sukses i madh si për pianistët, ashtu edhe për orkestrën.

Është e vështirë të interpretohet muzika e Beethovenit, sepse kërkon një përqendrim të jashtëzakonshëm dhe ndjekje të kujdesshme të çdo note. Ndonjëherë muzika zhvillohet ngadalë, e ndonjëherë me ritëm shumë të shpejtë, prandaj duhet të jesh 100% i fokusuar gjatë gjithë kohës. Nuk është e lehtë, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Muzika e Beethovenit është thjesht e mrekullueshme”, ka përfunduar dirigjenti Valentovic.

Pjesa e dytë e koncertit të Filharmonisë  “Cikli i plotë i koncerteve për piano” me solistët Lirika Pula dhe Misbah Kaçamaku do të jepet më 7 nëntor./

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?