LIFESTYLE

Kreu i Porsche mërzitet nga 'rrugët e vështira'... hap tunel për të arritur shpejt në qendër të qytetit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 16:51

Kreu i Porsche mërzitet nga 'rrugët e vështira'... hap

Në vitin 1917, në kulmin e famës së tij, shkrimtari austriak Stefan Zweig bleu një vilë të izoluar dhe romantike mbi malin Kapuzinerberg në Salzburg, të njohur si "Paschinger Schlössl". Ishte një vend i paqshëm, i papërshtatshëm për makina, një simbol i shpirtit të lirë artistik dhe i përjashtimit nga bota materiale që ai do të braktiste vetëm në vitin 1934, për shkak të valës antisemitiste që shpërtheu me ardhjen e nazizmit në Gjermani. Ky vend do të bëhej më vonë pjesë e veprës së tij më të njohur “Bota e Djeshme”.

Por sot, më shumë se një shekull më vonë, “bota e djeshme” është kthyer në një makth modern. Në vitin 2019, Paschinger Schlössl u ble për 9 milionë euro nga Wolfgang Porsche, 82 vjeç, pasardhës i familjes që zotëron perandorinë Volkswagen dhe Porsche. Ai nisi menjëherë rikonstruksionin e thellë të vilës, e cila po përgatitet si një strehë luksoze për veten dhe bashkëshorten e tij, princeshën Gabriele zu Leiningen (ish-bashkëshortja e Aga Khanit), 20 vite më e re.

Pjesë e këtij transformimi? Një garazh nëntokësor që strehon tetë supermakinat e manjatit. Por pika e kthesës, dhe e skandalit publik, erdhi kur Wolfgang Porsche kërkoi dhe mori leje nga Bashkia e Salzburgut për të ndërtuar një tunel privat që do të lidhte nëntokë vilën me qendrën e qytetit, duke kaluar nën malin Kapuzinerberg, një zonë natyrore e mbrojtur dhe simbol shpirtëror i qytetit.

Arsyeja? Rruga e vetme për në vilë është e vështirë për të ngarë, veçanërisht gjatë dimrit. Kjo ndërhyrje u prit me zemërim nga banorët. Deri tani, mbi 20 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion kundër tunelit, duke e denoncuar si “trajtim preferencial për super të pasurit” dhe “shkelje të paturpshme të drejtësisë sociale”. Një tjetër pikë zemërimi është tarifa qesharake që Porsche ka paguar për përdorimin e tokës publike: vetëm 48 mijë euro për një projekt që shkatërron integritetin e një mjedisi të mbrojtur.

Ndërkohë që makineritë e rënda kanë nisur punën në thellësi të malit, skema e tunelit ka kaluar të gjitha filtrat institucionalë: në fillim me votat e partive kryesore në Këshillin Bashkiak, socialdemokratët, të djathtët dhe nacional-liberalët, dhe më pas në shtator edhe në Komisionin Ndërtimor, pavarësisht kundërshtimeve të gjelbrit dhe komunistëve. Ironia është se pikërisht komunistët janë tashmë forca e dytë politike në Salzburg dhe qeverisin bashkë me socialdemokratët, të cilët mbajnë postin e kryebashkiakut përmes Bernhard Auinger, ish-punonjës i Porsche për 27 vite dhe ish-përfaqësues sindikal në bordin e korporatës. Për këtë arsye, Ai heziton të dalë kundër projektit, duke u justifikuar se “e ka trashëguar” dhe nuk mund të bëjë asgjë.

Qyteti është i ndarë, tensionet janë të larta, dhe trashëgimia kulturore e një prej qyteteve më simbolike të Europës duket se po cënohet në emër të rehatisë së një miliarderi.

Në gjithë këtë zallamahi betoni, tunelesh dhe supermakinash, hija e Stefan Zweig-ut duket se lëviz nga varri. Sepse ai që kërkonte një parajsë larg makinave, tashmë sheh vilën e tij të përlyer nga lakmia moderne – dhe malin që e frymëzoi, të shpohet si të ishte thjesht një pengesë për GPS-in e Porsche-ve. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë