“Lista e Studentëve” po përgatit një qeveri në Serbi, emrat për udhëheqjen e re
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojn&e...
Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në histori...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Në...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...

Aktori i njohur i dublimit Eric Bauza, i cili u dha zë personazheve të famshëm të filmave vizatimorë Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku njoftohej se artisti kishte vdekur papritur. Sipas revistës Variety, shkaku i vdekjes ishte sëmundja kardiovaskulare hipertensive, ndërsa Bauza u gjet i vdekur në banesën e tij të dielën.
Bauza ishte një prej zërave më të njohur të animacionit, duke vijuar traditën e personazheve ikonë të studios Looney Tunes. Gjatë karrierës së tij, ai interpretoi gjithashtu personazhe si Elmer Fudd, Foghorn Leghorn dhe Road Runner, duke fituar simpatinë e publikut në mbarë botën.
Në filmin Space Jam: A Neu Legacy, të publikuar në vitin 2021, ai u dha zë Daffy Duck, Porky Pig, Elmer Fudd dhe Foghorn Leghorn. Më pas, ai interpretoi disa personazhe në filmin e animuar Coyote vs. Acme, si dhe u shfaq në produksionin e fundit Forgotten Island.
Aktori ishte pjesë edhe e filmit The Super Mario Bros. Movie, të vitit 2023, ku interpretoi personazhin Toad General, si dhe në vazhdimin The Super Mario Galaxy Movie.
I lindur në Ontario të Kanadasë, me origjinë filipinase, Bauza kishte treguar në një intervistë për NBC në vitin 2021 se ishte rritur duke admiruar personazhet e Looney Tunes dhe se, që fëmijë, përpiqej të imitonte zërat e tyre.
“Looney Tunes i kapërcen të gjitha gjuhët dhe kulturat. Nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e planetit vjen. Komedinë e kupton kushdo”, ishte shprehur ai.
Talenti i tij u vlerësua edhe nga industria e televizionit, ku gjatë periudhës 2022–2025 fitoi tre çmime Emmy për interpretimin e jashtëzakonshëm të personazheve me zë në disa seriale televizive.
Channing Dungey, drejtues i Uarner Bros. Television Group dhe rrjeteve televizive amerikane, e përshkroi Bauzën si një talent të veçantë, që solli gëzim dhe të qeshura për miliona njerëz në mbarë botën.
Ai theksoi gjithashtu se Bauza kishte ndjekur gjurmët e legjendës Mel Blanc, zëri historik i shumë personazheve të Looney Tunes, duke e konsideruar ruajtjen e kësaj trashëgimie si një nga nderet më të mëdha të jetës së tij.
Vdekja e Eric Bauzës shënon një humbje të rëndësishme për botën e animacionit dhe për miliona fansa që u rritën me personazhet e dashura të filmave vizatimorë, të cilëve ai u dha jetë përmes zërit të tij.
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...
Nëse dëshironi të provoni diçka ndryshe për mëngjes, një pije e ftohtë me kungull, kafe dhe vanilje mund të jet...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Të dielën, më 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen ...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Elon Musk ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për edukimin e fëmijëve të tij, duke krijuar një institucion arsimor ku fokusi ...
Një nga emrat që pritet të bëhet pjesë e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova” është Rron Isufi. ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Po sikur askush të mos të të kërkonte llogari për veprimet e tua? A do të vazhdoje të bëje zgjedhjet e duhura apo do t...
Në astrologjinë popullore, Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja përshkruhen shpesh si shenjat më intuitive. Thuhet se e kuptojnë atmosfer&eum...