LIFESTYLE

Si të keni ndikim në bisedat e përditshme me një strategji 30-sekondëshe

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 14:28
Si të keni ndikim në bisedat e përditshme me një strategji

Përgatitja për një prezantim të rëndësishëm apo hedhja e disa shënimeve para një takimi me shefin është gjë normale.

Por sipas Alison Wood Brooks, pedagoge në Universitetin e Harvardit dhe eksperte e komunikimit, e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe në bisedat e zakonshme: mjaftojnë 30 sekonda për të menduar paraprakisht temat, pyetjet apo qëllimet e bisedës.

Brooks, që jep lëndën e MBA “How to talk gooder in business and life”, këshillon ta zbatoni këtë qasje edhe në takimet e thjeshta me kolegët apo në telefonatat me miqtë dhe familjen.

“Edhe kur flisni me dikë shumë të afërt, vetëm 30 sekonda përgatitje e bëjnë bisedën më të mirë.”

Brooks, autore e librit të ri Talk: The Science of Conversation and the Art of Being Ourselves (2025), shton se një moment përqendrimi para se të nisë biseda ju ndihmon të qëndroni prezent gjatë saj.

Arsyeja është se, sapo nis komunikimi, truri merret njëkohësisht me dëgjimin, interpretimin e shprehjeve emocionale dhe përgatitjen e përgjigjeve – një proces që konsumon shumë energji.

Për këtë arsye, është më lehtë të mendosh paraprakisht temat sesa gjatë rrjedhës së bisedës.

Të qenit komunikues i mirë kërkon ushtrim të vazhdueshëm, por përfitimet janë të mëdha: ndërtim marrëdhëniesh dhe avancim në karrierë.

Eksperti i të folurit John Bowe ka theksuar se një rregull i thjeshtë është të fokusoheni më shumë tek tjetri sesa tek vetja.

“Ju i kërkoni vëmendje dikujt; atëherë jepjani tuajën. Përqendrohuni në atë që thotë dhe pse e thotë. Gjithçka tjetër vjen vetë.”

Edhe një frazë e vogël mund të ketë efekt të madh raporton “CNBC”.

Sipas Matt Abrahams, pedagog në Universitetin Stanford, shprehja “Tregomë më shumë” është një nga më të fuqishmet. Ajo mbështet tjetrin, ndryshe nga reagimet që e kthejnë bisedën tek vetja.

“Shumë njerëz gabojnë duke përdorur historitë e të tjerëve si pretekst për të folur për veten,” shkruan Abrahams. “Por nëse e bëni shpesh, humbni mundësinë të mësoni më shumë.”

Në fund të ditës, një gjysmë minute mendim paraprak mund të bëjë dallimin mes një bisede rutinë dhe një komunikimi, që ju bën më me ndikim dhe më të lidhur me të tjerët. /Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë