Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
KUMANOVË- Disa raste zjarrvëniesh të qëllimshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës ndaj automjeteve dhe bizneseve të disa shqiptarëve. Sipas mediave vendase, i është vënë flaka zyrës për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë. Subjekti rezulton në emrin e Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës.
Ndërkohë po ashtu raportohet se pak metra më tej i është vënë zjarri makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Sipas raportimeve, në asnjë prej vendeve ku është vënë zjarri nuk kanë punuar kamerat e sigurisë, pikërisht në momentet e zjarrvënies. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të dyshuarit të kenë përdorur bllokues të kamerave, përkatësisht bllokues të internetit që ndërpret filmimet në kamerat e sigurisë. Prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mblidhen edhe prova materiale për hetimet e mëtejshme.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe partia shqiptare në opozitë, Bashkim Demokratik për Integrim. BDI thotë se rastet e zjarrvënies janë dëshmi e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që qeveria aktuale ka krijuar. Ata shprehen më tej se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë lënë në mëshirë të fatit. Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar.
REAGIMI I PLOTË:
KOMUNIKATË E JASHTËZAKONSHME!
Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që kjo qeveri jolegjitime ka krijuar. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.
Kur qeveria nuk arrin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur institucionet heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.
Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Qartë është bërë e ditur se nga kjo qeveri e verbuar dhe e njëanshme nuk mund të presim as drejtësi dhe as përgjegjësi. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.
Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshme
Foto ilustruese SHKODËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Arresti...
Foto ilustruese TIRANË- Aktualisht janë rreth 15 kontrata të partneritetit Publik -Privat të cilat menaxhohen nga privatet me financime...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke përmes Europol-it po kërkojnë të gjurmojë rreth 1 milion euro të cilat janë...
Alfred Dedja TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Ditën e djeshme u rapor...
pamje nga hedhja e shortit TIRANË- Ditën e sotme në Presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e nëntë an&e...
pamje nga arrestimi VLORË- Është vënë në pranga autori i plagosjes së 41-vjeçarit, Xhafer Kamberi në Vlor&e...
foto ilustruese SHKODËR- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborë kanë sjellë mungesë të energjisë...
Alfred Dedja TIRANË- Një tjetër detaj është zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja në nj&e...
foto ilustruese LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Lezhë. Sipas informacioneve policore sh...
foto ilustruese LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Sipas informacioneve, i plagosur ka...